Shtëpia juaj ka një ‘datë skadence’? Ja çfarë duhet të zëvendëso... - Business Magazine Albania

Shtëpia juaj ka një ‘datë skadence’? Ja çfarë duhet të zëvendësoni më shpesh sesa mendoni

Në shtëpitë tona, disa gjëra janë kaq të zakonshme sa i marrim të mirëqena. I përdorim çdo ditë, ndonjëherë i pastrojmë, shpesh i harrojmë. Por a e keni menduar ndonjëherë se jasteku juaj mund të jetë më i vjetër se telefoni juaj? Apo se sfungjeri i kuzhinës është strehë për më shumë baktere se një tualet publik?

Epo, është koha për një “refresh”! Dhe jo, nuk po flasim për rrjetet sociale. Më poshtë po ju sjellim një listë praktike, por dhe argëtuese, për të kuptuar se kur është momenti për t’u ndarë me disa prej sendeve më të zakonshme në shtëpinë tuaj.

Lexo gjithashtu: Amazing Albania:Nga Ksamili në Theth, këto janë “highlight”-et e Shqipërisë për 2025-ën

Ajri që thithim, filtrat që na shpëtojnë mushkëritë

Filtrat e pastruesve të ajrit nuk janë vetëm për rehatinë, por shpesh për shëndetin tonë. Nëse keni kafshë shtëpiake ose dikush në shtëpi vuan nga astma, kujdesi duhet të jetë maksimal. Filtrat e kondicionerëve ndërroni çdo 2-3 muaj, ndërsa ata të pastruesve të ajrit si BlueAir apo Molekule, çdo 6-9 muaj.

Këshillë: Vendosni një alarm në telefon për të mos harruar!

A jeni të përgatitur për emergjencat?

-Zjarrfikësja

Pajisje shpëtimtare që shumë shpesh e harrojmë. Ndërroni çdo 10-12 vite (nëse është e përdorshme vetëm një herë), ose kontrolloni dhe rimbushni çdo 6 vjet për ato të rimbushshme.

-Detektorët e tymit dhe monoksidit të karbonit

Ndërroni çdo 7-10 vite, dhe bateritë të paktën një herë në vit.

Një jetë mund të shpëtohet vetëm falë një detektori që funksionon.

Lexo gjithashtu: 11 vjet pa Márquez dhe profecia e tij për një botë të kontrolluar nga teknologjia

Kuzhina, zona më “bakteriale” e shtëpisë

-Sfungjerët

Ndërroni çdo javë (ose sa herë që fillon të mbajë erë).

-Peshqirët e kuzhinës

Ndërroni çdo ditë dhe lani rregullisht. Kur të bëhen të hollë dhe nuk thithin më, shndërrojini në peshqirë për pastrimin e makinës!

-Dërrasat e prerjes

Nëse janë plot me gërvishtje, ndahuni me to pa mëshirë. Plastika zgjat 1-5 vjet, druri pak më shumë.

-Filtër uji

Brita çdo 2 muaj, frigoriferët çdo 6 muaj.

Kuzhina e pastër, zemër e qetë.

Banjoja, më shumë se ç’duket

-Perdja e dushit

Studimet tregojnë se është vendi më i ndotur në banjo. Ndërroni çdo 6 muaj ose nëse shfaq myk.

-Furça dhëmbësh

Çdo 3-4 muaj. Dhe po, shpëlajeni me ujë të ngrohtë para dhe pas përdorimit!

-Sfunga badi

 Nëse është natyral, ndërroni çdo muaj. Syntetikët zgjasin deri në 2 muaj.

Banjoja duhet të jetë vendi më i freskët, jo më i frikshëm!

Dhomat e gjumit, aty ku qetësia fshihet pas mikrobeve

-Jastëkët: Nëse zgjoheni me dhimbje qafe apo jastëku duket si petull, ndoshta ka kaluar koha e tij. Ndërroni çdo 1-2 vite.

-Jastëkët e këllëfët: Ndërroni çdo vit dhe lani çdo javë. Një jastëk i papastër ka më shumë baktere se një tualet publik!

-Çarçafët: Ndërroni çdo 18-24 muaj. Dhe për ata që flenë me kafshë shtëpiake… lani më shpesh!

Gjumi i qetë fillon me një krevat të pastër.

Në fund të ditës…
Nuk ka nevojë për panik, por për vetëdijësim. Çdo send në shtëpi ka një “datë skadence” të heshtur. Ndërsa disa mund të riparohen ose riciklohen, të tjerat duhen zëvendësuar për të ruajtur shëndetin, pastërtinë dhe rehatinë tuaj.

Këshillë e fundit? Bëni një listë dhe filloni nga më urgjenti. Shtëpia juaj do t’ju falënderojë!

Nice News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0