Shqiptari sfidon kufijtë, nga Anglia në Tropojë për 40 ditë në këmbë - Business Magazine Albania

Shqiptari sfidon kufijtë, nga Anglia në Tropojë për 40 ditë në këmbë

Seb Ponari, një i ri shqiptar me banim në Angli, ka ndërmarrë një sfidë të jashtëzakonshme: të përshkojë me këmbë 2.750 kilometra nga Cambridge deri në Tropojë. Qëllimi i këtij udhëtimi epik nuk është vetëm fizik,  është një përkushtim personal dhe emocional, në nderim simbolik të të atit, i cili ndërroi jetë një dekadë më parë.

Sfida nisi më 10 maj dhe përfshin një itinerar prej 40 ditësh, ku çdo ditë përshkruhen rreth 70 kilometra. Aktualisht, ai ndodhet në Kroaci dhe është i shoqëruar nga një ekip mbështetës prej tre personash: një fizioterapist shqiptar që njëkohësisht është edhe shoferi i rulonit që i shërben si mbështetje lëvizëse, trajneri i tij i vrapit nga Qipro, si dhe dy bashkëkombas – Toni dhe Landi – që ndihmojnë logjistikisht gjatë udhëtimit.

Lexo edhe: Xheneta Krasniqi, shqiptarja e renditur mes “Top Young Women Engineers in Germany 2025”

Në një prononcim për Euronews Albania, Ponari shprehet: “Ky vrap është për babain tim. Po bëj një rrugëtim nga shtëpia ime në Angli drejt varrit të tij në Tropojë. Dua që çdo hap të jetë një nderim për të.”

Kjo iniciativë unike e shqiptarit nuk ka si qëllim vetëm tejkalimin e kufijve të durimit njerëzor, por është edhe një thirrje për ndërgjegjësim dhe mbështetje për shëndetin mendor, për t’iu dhënë forcë të gjithë atyre që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, duke u thënë se çdo gjë është e mundur për t’u përmirësuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0