Gjatë krizave individët kanë tendencë që të kursejnë pasi kanë plotësuar nevojat bazë të jetës.
Sipas Bankës Botërore vihet re një rritje e depozitave në sistemin bankat ku teorikisht janë katër faktorë kryesor që ndikojnë në këtë sjellje, si në vijim:
- Së pari konsumatorët janë të prirje që të rrisin kursimet pasi e ardhmja është e paparashikuar,
- Së dyti, individët heqin dorë nga investimet që kanë risk shumë të lartë ndaj dhe drejtohen drejt depozitave
- Së treti, lidhet me rritjen e kërkesës për depozita, nëse bizneset ulin kërkesën për kredi bankat nxiten të rrisin normën e interesit për depozita për të tërhequr këto të fundit
- Së katërti, politikat fiskale dhe monetare ekspansiv mund të kenë nxitur kursimet/ depozitat.
Për më tepër ka një lidhje pozitive ndërmjet vendeve që kanë normën më të lartë të infektimit dhe rritjes së nivelit të depozitave në vend.
Por çfarë ka ndodhur me depozitat në Shqipëri gjatë kësaj kohe?
Grafiku 1. Depozitat në Shqipëri, T1,2019-T3, 2020
Burim: Banka e Shqipërisë, 2020
Siç edhe paraqitet në Grafikun më sipër në tremujorin e parë të 2020, aty ku edhe pandemia u ndje më shumë në vend ka një rritje të nivelit të depozitave me 5% krahasuar me tremujorin E mëparshëm. E njëjta sjellje vihet re edhe për tremujorin e tretë të 2020 ku ka një rritje të nivelit të përgjithshëm të depozitave me 1%.
Sjellje e tillë, kryesisht shpjegohet me incentivën që kanë konsumatorët të drejtohen tek kursimi për një të ardhme të pasigurt që kanë përpara. Nuk do ta lidhja me politikat fiskale dhe ato monetare të ndërmarra në vend pasi në të dyja rastet kanë qenë ndërhyrje minimaliste për të ndikuar në sjelljen e individit. Pra gjatë kësaj periudhe pandemi kush ka pasur mundësi të kursej ka kursyer.
Por nga ana tjetër, jo të gjithë kanë mundësi që të kursejnë ndaj edhe një pjesë e individëve ju janë drejtuar institucioneve financiare për të mbuluar shpenzimet bazë siç është edhe rasti i konsumit.
Grafiku 2. Kredia Konsumatore për individë T1, 2019- T3, 2020
Burim: Banka e Shqipërisë, 2020
Siç, vihet re edhe nga grafiku 2, kredia konsumatorë ka pësuar rritje në tremujorin e parë të 2020, periudhe kohore gjatë të cilës pandemia u ndje edhe më shumë në Shqipëri duke u rritur me 1.4%. Ka rënie të kredisë konsumatorë kur filluan edhe të lirohen pak masat shtrënguese në “luftën ndaj covid19” pasi individët mund të mbulonin shpenzimet fikse bazuar në të ardhurën nga paga. Sjellja e rritjes së kredisë konsumatorë filloi të shfaqet përsëri gjatë tremujorit të tretë të 2020, pasi një nga industritë e cila punësonte një numër relativisht të lartë personash pësoi goditje dhe kjo industri ishte turizmi.
Po si është shpërndarja në qarqe në lidhje me kredinë konsumatore?
Grafiku 3. Kredia konsuamtore sipas qarqeve në T1, 2020
Burimi: Banka e Shqipërisë, 2020
Grafiku 3, më sipër tregon ndarjen në qarqe të kredisë konsumatorë që individët kanë marrë në tremujorin e parë të 2020. Pjesën më të madhe të peshës e zë qyteti i Tiranës, kjo lidhet edhe me numrin e popullsisë por edhe me lehtësinë e aksesit në marrjen e kredive, fakti që pjesa më e madhe e individëve janë në marrëdhënie pune dhe e kanë më të lehtë të marrin kredi, etj. Pas Tiranës vjen Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Fieri.
Thënë kjo, pandemia i ka drejtuar shqiptarët të marrin kredi për të mbuluar nevoja e tyre më bazike, barrën e se cilës do e ndjejnë në vijim sapo të kalojë kjo situate. E ndërsa deri më tani i gjithë ky problem ka qenë “luftë me virusin” duket se në vijim do jetë më shumë “luftë me varfërinë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.