Media greke i ka kushtuar një artikull katër këngëtarëve me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max dhe Bebe Rexha.
“Nëse dikush do të na thoshte 10 vjet më parë se do të ishin katër vajza nga Kosova dhe Shqipëria në nivelet e larta të industrisë botërore të muzikës, do të çmendeshim. Jo sepse këto vende nuk kanë talent muzikor, por sepse është e vështirë për njerëz që vijnë nga këto vende për të kapërcyer pengesat që ekzistojnë në skenën britanike dhe amerikane. Kjo është arsyeja pse arritja e tyre është më e madhe. Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max vijojnë të jenë në krye të top listave”, e nis shkrimin e saj reader.gr.
Dua Lipa
Duke folur për Dua Lipën, media greke shkruan se në kohën e pandemisë ajo arriti suksese të mëdha me albumin “Future Nostaglia” dhe tani është në një nivel muzikor me Taylor Swift dhe Billie Elish.
“Emri i saj në shqip do të thotë “Dashuri” dhe ajo ka lindur në Angli. Babai i saj Dukagjin dhe nëna Anjeza janë nga Kosova. Pas lindjes së saj prindërit e saj u kthyen në Kosovë me vajzën e tyre dhe Dua shkoi serish në Londër në moshën 15-vjeçare, ku vuri themelet për të pushtuar majat që ka arritur sot”, shkruan më tej Reader.gr.
Bebe Rexha
Ndoshta ajo është më me fat nga të katër vajzat pasi ka lindur në SHBA, me prindërit që kanë emigruar në Brooklyn shumë më herët se ajo të lindte. Babai Flamuri dhe nëna Bukurije janë nga një qytet shqipfolës i Maqedonisë së Veriut. Emri i saj është Bleta, dhe për këtë arsye zgjodhi Bebe si emër artistik.
Media greke shkruan se ajo e nisi si tekstshkruese karrierën e saj 8-vjeçare por dy albumet e Bebes kanë pasur shitje të çmendura.
Rita Ora
Rita është mbesa e regjisorit të njohur kosovar Besim Sahatçiu, babai i saj Besniku dhe e ëma Vera lanë Kosovën në 1990 . Emrin asaj ia ka vendosur gjyshi. Ora ashtu si Dua Lipa pati rrugëtim të ngjashëm drejt suksesit. Ka qenë Jay Z që e zbuloi atë në 2011.
Ava Max
Ajo ka lindur në 1994 dhe publiku e njohu me këngën e saj Sweet but Psycho tre vjet më parë. Së shpejti Ava do të sjellë albumin e saj të parë. E ardhur nga Shqipëria, Amanda Koci zgjodhi emrin e artit Ava Max.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.