Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së, por më shumë se rajoni - Business Magazine Albania

Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së, por më shumë se rajoni

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me vitin 2023. Jetëgjatësia ra në vitin 2020 (80.4 vjet) dhe 2021 (80.1 vjet) për shkak të pandemisë COVID-19, por që prej asaj kohe është rikuperuar dhe ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019 (81.3 vjet).

Për Shqipërinë, Eurostat i raporton të dhënat për vitin 2022, kur jetëgjatësia në lindje ishte 79.1 vjeç. Por të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se dhe në Shqipëri treguesi ka qenë në rritje, duke arritur në rreth 80 vjeç në vitin 2024. Gratë shqiptare pritet të jetojnë mesatarisht 82.5 vjeç dhe burrat 78.6 vjeç, sipas të dhënave të fundit për vitin 2024.

Në këto nivele, rreth 79-80 vjeç, shqiptarët jetojnë më pak sesa mesatarja e BE-së dhe shumë vendet të Europës Perëndimore e Veriore, po më gjatë sesa rajoni, duke lënë pas malazezit (77.6) dhe serbët (76.2), me këta të fundit që janë të parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm bullgarët (75.8). Mungojnë të dhënat për Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Veriu i Shqipërisë është ai që ka tendencën për të jetuar më pak, me jetëgjatësinë. Sipas të dhënave të vitit 2022, veriu i Shqipërisë pritet të jetojë mesatarisht 79.2 vjeç, përkundrejt 80.7 vjeç në qendër dhe 80.77 në jug. Aksesi më i ulët në shërbimet shëndetësore vlerësohet se është një nga arsyet kryesore të diferencës.

Jetëgjatësia në lindje tregon sa vite pritet të jetojë mesatarisht një person i lindur në një vit të caktuar, bazuar në normat aktuale të vdekshmërisë.

Gratë jetojnë më shumë se burrat

Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje për gratë në BE arriti në 84.1 vjet (0.1 vjet më shumë krahasuar me vitin 2023), ndërsa për burrat ishte 78.9 vjet (+0.2 vjet). Kjo tregon se gratë pritet të jetojnë 5.2 vjet më gjatë se burrat.

Ky hendek ndryshon ndjeshëm mes vendeve të BE-së. Në Letoni, gratë pritet të jetojnë 9.8 vjet më shumë se burrat, e ndjekur nga Lituania (8.6 vjet) dhe Estonia (8.4 vjet). Hendeku më i vogël mes gjinive u regjistrua në Holandë (2.8 vjet), Suedi (3.1 vjet) dhe Irlandë (3.4 vjet). Në Shqipëri hendeku është më i ulët se mesatarja e BE-së, në 3.9 vjet, sipas të dhënave të Eurostat.

Europa

Sipas Eurostat, vendet e Europës Perëndimore dhe Nordike kanë jetëgjatësi dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e Europës Lindore.

Zvicra kryeson listën me 84.3 vjet, e ndjekur nga Liechtenstein (84.2 vjet) dhe Spanja (84 vjet). Vende të tjera me jetëgjatësi shumë të lartë janë Suedia (83.8 vjet), Italia (83.7 vjet) dhe Qipro (83.5 vjet).

Në anën tjetër të renditjes, jetëgjatësia më e ulët në kontinent regjistrohet kryesisht në vendet e Europës Lindore dhe Juglindore. Bullgaria ka nivelin më të ulët me 75.8 vjet, e ndjekur nga Serbia (76.2 vjet), Letonia (76.4 vjet), Rumania (76.5 vjet) dhe Hungaria (76.8 vjet).

Në nivel rajonal, katër rajone arritën një jetëgjatësi në lindje prej 85 vjetësh ose më shumë: rajoni spanjoll Comunidad de Madrid, me 85.7 vjet, si dhe rajonet italiane

Provincia Autonoma di Trento dhe Provincia Autonoma di Bolzano/Bozen dhe rajoni i kryeqytetit suedez Stockholm, të gjitha me 85.0 vjet.

Në anën tjetër, ndër pesë rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje, tre ndodhen në Bullgari: Severozapaden (73.9 vjet), Severen tsentralen (74.9 vjet) dhe Severoiztochen (75.4 vjet). Dy të tjerat janë Mayotte në Francë (74.5 vjet) dhe Észak-Magyarország në Hungari (75.1 vjet).

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0