Inflacioni është fiksuar në nivelin 3.7% në janar, pa ndryshuar nga muaji dhjetor, por sërish më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore. Ndryshe nga muaji i mëparshëm ngritja e çmimeve është më e fortë tek ushqimet këtë muaj.
Sipas shifrave rritje të fortë kanë perimet me 17%, frutat, por edhe vajrat dhe yndyrnat. Të gjitha këto produkte ndikojnë në mënyrë direkte në koston e jetesës së qytetarëve.
Më pas, Transporti është grupi i dytë me ndikimin më të fortë në inflacion, teksa shpenzimet për karburante janë rritur me 9%.
Statistikat tregojnë se në kushtet kur qytetarët po shpenzojnë shumë për karburant dhe ushqime, në kontrast, çmimet e mobilieve shtëpiake kanë pësuar rënie ose kanë qëndruar të stabilizuara gjatë janarit, e njëjta gjë edhe me veshjet dhe këpucët. Gjithashtu pjesa e shëndetësisë nuk është prekur aspak nga vala e rritjes së çmimeve.
Inflacioni që po përjeton Shqipëria është ndër më të lartit në 11 vite. Banka e Shqipërisë ka parashikuar se çmimet do vijojnë të qëndrojnë të larta gjatë gjithë vitit, ndërsa shumë shpejt normat e interesit mund të rriten dhe kreditë hipotekore apo ato konsumatorë do të bëhen më të shtrenjta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.