Shqipëria rrit me 50% eksportet. E njëjta sasi mallrash, por me çmime më të larta - Business Magazine Albania

Shqipëria rrit me 50% eksportet. E njëjta sasi mallrash, por me çmime më të larta

Çmimet e rritura kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme tregtinë e jashtme. Sipas statistikave në krahasim me një vit më parë në mars eksportet janë rritur me 50.4%, ndërsa importet me 24%.  Grupet kryesore që kanë ndikuar në shtimin e eksporteve është për shkak të mineraleve, lëndëve djegëse dhe tekstilëve. Çmimi kromit dhe lëndëve të tjera minerale është trefishuar në bursa, po ashtu edhe çmimi i naftës bruto. Por, edhe sektori fason është duke kaluar një periudhë mjaft të mirë, pasi vendet evropiane kanë zhvendosur zinxhirët e furnizimit nga Azia drejt Ballkanit, duke rritur numrin e porosive dhe duke e renditur sektorin, të tretin për produktet që eksporton.

Sa i përket importeve grupet kryesore që kanë udhëhequr rritjen është energjia elektrike, ku vendi jonë po blen me çmime trefish më të larta, ndjekur nga metalet dhe materialet e ndërtimit, ndërsa grupi i tretë janë ushqimet.

Fakti që çmimet po luajnë kryesor në tregtinë e jashtme vërehet edhe nga statistikat e peshës. Në eksporte ne kemi marrë vete 10 mijë ton më shumë ushqime, por diferenca në vlerë është 12.8 mld lekë.

Lexo edhe: Kosova ndal eksportin e produkteve ushqimore: “Rrezikojmë të mbetemi pa mallra”

Ndërsa në importe sasia e mallrave është më e vogël këtë mars është 46 mijë e 200 ton, më pak se e njëjta periudhë vitin e kaluar, por diferenca në vlerë është 20 mld lekë. Kjo rritje e vlerës përkthehet e gjitha në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë në tre muajt  e fundit.

Krahu pozitiv mbetet fakti se një indikator i rëndësishëm si ai deficitit tregtar po përmirësohet dhe në tremujorin e parë të vitit ai nuk po rritet me hapa galopantë.

Vendet në të cilat kemi dërguar më shumë mallra gjatë këtij tremujori janë Italia, Kosova dhe Gjermania, ndërsa vendet nga ku kemi marrë më shumë përveç Italisë, renditen Turqia dhe Kina.

Me vendet e BE-së, vendi ynë vazhdon të realizojë gati 65% të volumit të tregtisë së jashtme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0