Shqipëria pret 'Plug and Play Expo 2025', Tirana si epiqendër e inovacionit - Business Magazine Albania

Shqipëria pret ‘Plug and Play Expo 2025’, Tirana si epiqendër e inovacionit

Më 16–17 tetor 2025, Tirana do të kthehet në epiqendrën e inovacionit në Ballkan me Plug and Play Tirana Expo, një ngjarje unike që nuk e shikon Shqipërinë vetëm si një treg lokal, por si një pjesë aktive të rrjetit global të teknologjisë dhe startup-eve. Ky event nxit vizionin e vendit tonë si një qendër e re për startup-e, teknologji dhe investime ndërkombëtare, duke e vendosur Shqipërinë në hartën globale të inovacionit. Ngjarja sjell së bashku më shumë se 80 folës ndërkombëtarë dhe vendorë,  22 startup-e inovative, investitorë dhe korporata nga mbi 20 vende, duke shndërruar Tiranën në një pikë referimi në rajon e më gjerë.

Plug and Play, një nga platformat më të njohura botërore për akselerimin e startup-eve, u vendos në Shqipëri më shumë se një vit më parë me qëllim të qartë: të lidhë startup-e, korporata dhe investitorë, duke ofruar një rrjet global bashkëpunimesh. Me prezencë në mbi 50 vende, platforma sjell përvojën dhe ekspertizën e saj të klasit botëror në zemër të Tiranës, duke mbështetur rreth 20 startup-e për çdo cikël me mentorim të specializuar, zhvillim produktesh dhe mundësi për t’u lidhur me investitorë globalë.Ne do të kemi investotorë që vijnë jo vetëm nga Europa, por edhe nga Azia e largët dhe Australia. Interesi i tyre për të njohur dhe eksploruar mundësitë e investimit në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit është tejet i madh ‘‘ – tha për BusinessMag  Clemente Francavilla, Investment Committee Associate për Plug and Play Tirana.

Expo është momenti më kyç i këtij procesi. Startup-et e reja do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë dhe zgjidhjet e tyre inovative përpara investitorëve, korporatave dhe aktorëve kryesorë të ekosistemit publik dhe privat, duke treguar se Shqipëria është gati të prodhojë ide që mund të ndikojnë në nivel rajonal e pse jo global.

Startup-et vendase dhe ndikimi global

Në këtë edicion, prezantohen 22 startup-e të Batch 1 në fusha si Fintech, AI, HealthTech, EdTech, Cybersecurity, AgriTech dhe më shumë. Përmes workshop-eve dhe mentorimeve, këto kompani do të kapin vëmendjen e më shumë se 1000 vizitorëve dhe dhjetra investitorëve, duke treguar potencialin shqiptar për të ndërtuar zgjidhje që mund të gjejnë tregje jashtë vendit.

Ky event shënon një pikë kthese për ekosistemin teknologjik shqiptar, pasi çon mesazhin se Shqipëria nuk është më thjesht një konsumator i teknologjisë, por një prodhues i ideve që mund të ndikojnë globalisht.

Lexo edhe: 4 startup-e që arritën vlerësim prej 1 miliard dollarësh për më pak se 2 vjet

Përfitimet  për Shqipërinë

Plug and Play Tirana Expo 2025 i ofron Shqipërisë një mundësi unike për të shfaqur potencialin e saj në inovacion, teknologji dhe startup-e. Ngjarja tërheq investitorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke krijuar rrugë për zhvillim ekonomik. ” Me 80 folës në skenë dhe përfaqësues nga kompani të mëdha si Apple, Google, Raiffeisen, Mastercard etj, ngjarja ofron një mundësi unike për të gjithë pjesëmarrësit. Nuk do të diskutohet vetëm mbi mënyrat e bashkëpunimit midis startup-eve dhe korporatave, por edhe mbi temat kryesore të momentit si Fintech, AI dhe inovacioni teknologjik.” – tha për BusinessMag Hannah Boomgaarden, Open Innovation & Global Program Manager pranë  Plug and Play Tirana.

Ndër përfitimet më të mëdha afatgjata dhe afatshkurtra të Expo 2025 mund të përmendim:

Investimet ndërkombëtare – prezantimi i startup-eve inovative pritet  të tërheqë kapital dhe do të rrisë mundësitë për zhvillim ekonomik.

Prestigj global dhe lobim – Tirana afirmohet si qytet që përqafon zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimin

Transferim njohurish – themeluesit shqiptarë do të kenë akses në mentorë, eksperienca dhe kontakte globale.

Angazhim institucional – pjesëmarrja e kryeministrit, ministrave dhe drejtuesve të institucioneve tregon përkushtimin e Shqipërisë ndaj inovacionit, të ardhmes dhe ekonomisë dixhitale.

 

Natyrisht, rruga drejt një ekosistemi teknologjik të fortë për një vend si Shqipëria që është ende në fillesat e saj nuk vjen pa sfida, qoftë në aspekte të kapitalit njerëzor, mundësive dhe tërheqjes së investimeve. Por me Plug and Play Tirana, Shqipëria po merr një mjet që mund të ndryshojë lojën për startup-et vendase: ky program i ofron themeluesve mundësinë të testojnë produktet e tyre përpara investitorëve ndërkombëtarë, të fitojnë mentorim të drejtpërdrejtë nga ekspertë me përvojë globale dhe të vendosin kontakte që mund të çojnë projektet e tyre jashtë kufijve të vendit. Ky model integron të gjithë aktorët e ekosistemit, nga qeveria, investitorët, korporatat e mëdha, deri tek komuniteti i studentëve dhe të rinjve inovatorë, duke krijuar një rrjet që përshpejton zhvillimin e teknologjisë dhe rrit potencialin ekonomik të vendit.

Në këtë kontekst, Tirana Expo 2025 nuk është thjesht një event i zakonshëm; është një moment vizioni dhe ambicie për Shqipërinë e së ardhmes. Ajo demonstron se Shqipëria nuk synon të jetë vetëm një konsumator i teknologjisë, por një prodhues i ideve që mund të kenë sukses edhe përtej kufinjëve.

Detaje të rëndësishme mbi eventin

Ngjarja do të zhvillohet në Piramidën e Tiranës, e cila po transformohet në një simbol të teknologjisë moderne. Dyert do të hapen në orën 10:00, ndërsa programi në skenë pritet të nis në orën 14:00. Vizitorët do të kenë akses në tre skena kryesore dhe një zonë ekskluzive për investitorët:

Skena kryesore: fjalime kryesore, panele dhe pitch-e nga startup-e

Kubi portokalli: thellime teknologjike dhe demo produktesh

Kubi jeshil :ekspozita teknologjike dhe partneritete strategjike

Kubi i verdhë: zonë private vetëm për takime mes investitorëve dhe themeluesve

Përveç programit kryesor, vizitorët mund të marrin pjesë në evente anësore si Mini Hackathon, sesione për  influencerat, lancime produktesh dhe “Innovation Walks”.

Shikoni axhendën e detajuar këtu 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0