Shqipëria në prag të valës tjetër të pandemisë. Rimbushen shtretërit me të infektuar - Business Magazine Albania

Shqipëria në prag të valës tjetër të pandemisë. Rimbushen shtretërit me të infektuar

pandemisë

Në prag të valës tjetër të pandemisë korona varianti Delta po rimbush në Shqipëri shtretërit dhe autoritetet lënë në fuqi masat kufizuese.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se vjeshta dhe dimri mund të jenë të vështira për Shqipërinë nga vala tjetër e pandemisë së virusit korona. “Lufta nuk ka mbaruar. Varianti Delta sapo ka nisur të rimbushë shtretërit,” tha Rama.

Përballimi i valës tjetër të epidemisë korona duket se do të jetë një detyrë prioritare e qeverisë së re që pritet të krijohet javën e ardhshme.

Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese

Paralajmërimi për kohë të vështira për shkak të përhapjes së shpejtë gjatë këtij muaji të variantit Delta bëhet kur numri i rasteve të reja, të infektuara me këtë variant arriti në 24 orët e fundit në 800 të prekur, shifra më e lartë gjatë kësaj vere, e afërt me pikun e pandemisë, në mars të këtij viti dhe numri i viktimave në 24.

Një përhapje e tillë e virusit Delta u reflektua këtë muaj edhe në përfshirjen e Shqipërisë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndër vendet me nivel të lartë të infektimit me variantin Delta dhe në paketën e udhëzimeve për qytetarët amerikanë që udhëtojnë drejt këtyre vendeve.

Në përgjigje të kësaj situate Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi mbetjen në fuqi të masave kufizuese ekzistuese.

Lexoni: Antitrupat e lamave luftojnë të gjitha variantet e Covid

“Situata mund të mbahet nën kontroll nëse zbatohen masat mbrojtëse në fuqi dhe vazhdon vaksinimi. Numri i të infektuarve me variantin Delta, është 32 herë më i lartë se ai i të vaksinuarve. Personat që paraqesin forma të rënda infektimi dhe janë të shtruar në spitalet anti-covid janë pjesa më e madhe të pavaksinuar,” tha sot zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Masat ekzistuese që mbeten në fuqi janë vendosja e detyruar e maskave mbrojtëse në mjediset e mbyllura dhe kudo ku ka grumbullime njerëzish; ndalimi i grumbullimeve në mjedise të jashtme të më shumë se 50 vetëve; vazhdimi i orës policore nga 24:00 – 06:00; reduktimi 30 për qind i kapaciteteve njerëzore për aktivitetet sportive dhe kulturore – artistike.

Gjatë muajve të verës, masat e sipërpërmendura edhe pse ishin në fuqi nuk janë zbatuar nga qytetarët dhe autoritetet nuk e kanë bërë të detyrueshme zbatimin e tyre. Disa qindra spektatorë, vendas dhe turisë të huaj, morën pjesë p.sh. në festimet e “Ditës së Birrës” në qytetin e Korꞔës.

Autoritetet thirrje qytetarëve të vaksinohen

Autoritetet shëndetësore u bënë sërish thirrje qytetarëve të vazhdojnë vaksinimin me ritme të larta si në javën e fundit të këtij muaji edhe gjatë shtatorit, që janë shpallur “muaj të hapur” për vaksinimet anti-covid.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, thanë se “vaksinimi nuk është i detyruar por për profesione të tilla si mjekët dhe arsimtarët, të cilët kanë për detyrë të ruajnë edhe komunitetet, ka mënyra alternative si paraqitja e statusit si “jo infektues” për të vazhduar punën”

Dr. Silvia Bino, drejtuese e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha në takimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve se ndër qytetarët vaksinuar deri tani 27 për qind janë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat dhe 37 për qind ata që kanë marrë vetëm një dozë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nga fillimi i vaksinimeve anti-kovid, në janar të këtij viti dhe deri tani janë kryer gjithsej 1.386.713 doza vaksinash.

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0