Antitrupat e lamave luftojnë të gjitha variantet e Covid - Business Magazine Albania

Antitrupat e lamave luftojnë të gjitha variantet e Covid

Antitrupat e lamave mund të luajnë një rol thelbësor në luftën globale kundër Covid-19, nëse provat klinike që po kryhen nga një kompani biomjekësore belge do të japin të njëjtin rezultat si testimet paraprake në laborator.

Studiuesit nga Qendra VIB-UGent për Bioteknologjinë Mjekësore në Gent thonë se antitrupat e nxjerra nga një lama në testet laboratorike kanë reduktuar intensitetin e virulencës së infeksioneve të koronavirusit, përfshirë nga variantet e reja.

Sipas mediave të huaja, teknologjia e cila do të plotësonte dhe jo do të zëvendësonte vaksinat duke mbrojtur njerëzit me sistem imunitar më të dobët dhe duke trajtuar njerëzit e infektuar në spital quhet nga kompania që qëndron pas saj si “lojë ndryshuese”. Antitrupat jashtëzakonisht të vogla të lamave janë në gjendje të lidhen me një pjesë të caktuar të proteinave të virusit dhe të pengojnë riprodhimin e virusit. Përveç kësaj, antitrupat gjithashtu treguan “aktivitet të fortë neutralizimi” kundër variantit shumë infektiv Delta.

Studiuesit presin që provat klinike në vullnetarë të shëndetshëm, të cilat nisën javën e kaluar në partneritet me kompaninë farmaceutike belge UCB, së bashku me ato në pacientët e shtruar në spital, të kenë të njëjtin efektivitet.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0