Shqipëria në bashkëpunim me SpaceX do lëshojë satelitë në orbitë. Kostot mbeten sekret - Business Magazine Albania

Shqipëria në bashkëpunim me SpaceX do lëshojë satelitë në orbitë. Kostot mbeten sekret

Shqipëria pritet të lëshojë vitin tjetër dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” në muajin mars dhe “Albania 2” në muajin qershor, duke u radhitur kështu krahas vendeve që kanë një “sy” në hapësirë. Dy satelitët Shqipëria do i hedhë në bashkëpunim me Space X. Kryeministri Rama publikoi bisedën e tij me një inxhinier të kompanisë, që tregonte me anën e videove se si hidhen satelitët në hapësirë.

Ende nuk ka një kosto të lëshimit të sateliteve por kompania e miliarderit elon mask ka ulur ndjeshëm kostot nga ripërdorimi I anijeve kozmike.

SpaceX, në faqen e saj të internetit, e reklamon lëshimin e raketës Falcon 9 me një çmim prej 62 milionë dollarësh.

Ndërsa SpaceX ka shënuar dy dështime në lëshimin e raketave në dekadën e fundit, Falcon 9 është lëshuar me sukses 81 herë.

Çmimi për një lëshim të Falcon 9 mund të ndryshojë shumë në varësi të asaj që kërkon një klient.

Forcat Ajrore të SHBA, nga kontratat e fundit, i dhanë SpaceX 95 milionë dollarë për lëshim, pasi siguria kombëtare e këtyre misioneve i ngarkonte kërkesa shtesë kompanisë. Por, në rastin kur SpaceX, ripërdor pjesë të raketës së tij, kompania thotë se mund të faturojë një çmim më të ulët se ai i dhënë në listë.

Në një konferencë në fillim të këtij viti, drejtori i integrimit të automjeteve në SpaceX, Christopher Couluris tha se kompania mund të “ulë lëshimin e raketës nën 30 milionë dollarë”.

“Raketa kushton 28 milionë dollarë për ta lëshuar, ripërdorimi i saj e ul çmimin”.

Dy vjet më parë, SpaceX, paraqiti versionin përfundimtar të raketës së tij Falcon 9, për të cilën Musk është shprehur se ka aftësinë për të kryer të paktën 100 fluturime.

Deri më tani, SpaceX ka lëshuar dhe ulur një përforcues të vetëm Falcon 9 vetëm pesë herë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0