Shqipëria mirëpret vizitën e parë zyrtare të Qendrës Evropiane për Ekselencë në Trajtimin e Kërcënimeve Hibride - Business Magazine Albania

Shqipëria mirëpret vizitën e parë zyrtare të Qendrës Evropiane për Ekselencë në Trajtimin e Kërcënimeve Hibride

Shqipëria mirëpret vizitën e parë zyrtare të Qendrës Evropiane për Ekselencë në Trajtimin e Kërcënimeve Hibride

Sot, më 22 tetor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mirëpriti përfaqësuesit e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) në vizitën e tyre të parë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë pason anëtarësimin e Shqipërisë në Hybrid CoE më 13 qershor 2024, duke e bërë vendin tonë anëtarin e 36-të të kësaj qendre. Anëtarësimi përfaqëson një angazhim të fortë të Shqipërisë për të përballuar sfidat e kërcënimeve hibride dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet aleate të NATO-s dhe BE-së.

Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i aktiviteteve të Hybrid CoE dhe shkëmbimi i përvojave për përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë dezinformimin, ndërhyrjet kibernetike dhe sabotazhin. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu mënyrat për rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit publik mbi kërcënimet hibride, duke forcuar kështu mbrojtjen kombëtare ndaj këtyre sfidave globale.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Z. Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi:
“Kërcënimet hibride janë një realitet i ri që përfshin sfida të tilla si dezinformimi dhe sabotazhi. Shqipëria do të përfitojë ndjeshëm nga anëtarësimi në Hybrid CoE, duke pasur qasje në ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe duke forcuar aftësitë tona për të adresuar këto kërcënime që përhapen ndërkombëtarisht. Ky bashkëpunim do të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e talenteve të reja dhe në përmirësimin e strategjive tona mbrojtëse.”

Lexo edhe:Një hapësirë e re digjitale për të rinjtë!

Z. Tapio Pyysalo, Kreu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Hybrid CoE, shtoi:
“Shqipëria ka një bazë të fortë dhe ekspertizë të konsiderueshme në fushën e sigurisë kibernetike. Ne jemi të kënaqur që po e zgjerojmë këtë bashkëpunim dhe po ndërtojmë kapacitete të reja për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përgatitjen e institucioneve për sfidat e ardhshme.”

Anëtarësimi i Shqipërisë në Hybrid CoE është një mundësi strategjike për të forcuar kapacitetet kombëtare, për të qasur ekspertizën ndërkombëtare dhe për të përfituar nga bashkëpunimet e përbashkëta për sigurinë hibride. Ky bashkëpunim strategjik pozicionon Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në fushën e sigurisë hibride, duke kontribuar në mbrojtjen e interesave kombëtare në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0