Shqipëria gati pasaportën për të vaksinuarit antiCOVID. Hapat për të lëvizur të lirë - Business Magazine Albania

Shqipëria gati pasaportën për të vaksinuarit antiCOVID. Hapat për të lëvizur të lirë

Shqipëria tashmë ka bërë gati “pasaportën” për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit. Sipas njoftimit të kryeministrit Rama, pasaporta e vaksinimit të COVID-19  do të mund të merret nga qytetarë nëpërmjet portalit e-Albania.

Por si mund ta marrin personat që janë vaksinuar?

Hapi i parë është futja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Më pas pasaporta e vaksinimit kundër Covid-19 me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.

Pasaporta që vërteton se një person e ka marrë dozën ka hapur debate mes vendeve të BE-së, por për momentin në vendin tonë më i rëndësishëm është fakti që të bëhet vaksina. Kujtojmë që deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer. Me këto vaksina deri më tani janë vaksinuar vetëm mjekët të cilët janë në vijën e parë të rrezikut dhe prioritar në listë.

Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë

Kostot

Pa pagesë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0