Shqipëria fintech: Zhvillim i sigurt për të gjithë - Business Magazine Albania

Shqipëria fintech: Zhvillim i sigurt për të gjithë

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Tregu fintech shqiptar po hyn në një fazë pjekurie, ku inovacioni teknologjik po ecën paralelisht me standardizimin rregullator. Që nga shërbimet e pagesave, te identifikimi elektronik, privatësia e të dhënave, implementimin e Autentifikimit te Thelluar (SCA), Open Banking dhe SEPA, Shqipëria po afrohet me modelet më të avancuara të BE-së.


Kjo fazë e re është shoqëruar me rritjen e aktorëve në treg, ku EasyPay mban pozicionin e një prej platformave më të rëndësishme për kryerjen e pagesave, portofolin elektronik dhe integrimin me shërbimet bankare.

Harmonizimi me GDPR, përmes ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, ka vendosur kërkesa të qarta për transparencë, siguri dhe përgjegjësi në përpunimin e të dhënave të përdoruesve. Për kompanitë fintech, ky nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe një mundësi për të ndërtuar besim afatgjatë me klientët.

Forcimi i kërkesave per KYC/AML ka rritur përgjegjësinë e aktorëve të tregut. Proceset e verifikimit të identitetit, monitorimi i transaksioneve në kohë reale dhe raportimet te autoritetet janë sot standard i domosdoshëm për çdo ofrues shërbimesh financiare. EasyPay, e licencuar si Institucion i Parave Elektronike, i ka adoptuar këto procedura edhe më përpara se këto të bëheshin pjesë e detyrimeve të tregut, duke garantuar një ekosistem të pastër, të sigurt dhe të mbrojtur nga abuzimet.

Një tjetër element kyç në transformimin e tregut ështëpërputhshmeria me standarded e reja te Ligjit të ri të pagesave ku si element kryesor janë implementimin e Autentifikimit te Thelluar (SCA) dhe Open Banking. Ky i fundit nje koncept i ri për tregun i cili që mundëson ndarjen e të dhënave nga Banka me palë të treta (TPP) të licencuara përmes API-ve të sigurta dhe sigurisht duke zbatuar gjithë standarded e sigurisë. Ky model, edhe pse ende në hapat e parë, po sjell një nivel të ri bashkëpunimi mes bankave dhe fintech-eve, duke hapur rrugën për shërbime më të shpejta, më të integruara dhe më efikase.

EasyPay është kompania e parë që ka sjellë në treg një zbatim praktik të Open Banking, përmes funksionit të top-up direkt nga llogaritë bankare në të E-ëallet të klientëve të saj, duke thjeshtuar përditshmërinë financiare të përdoruesve të saj me standarded më të larta të sigurisë

Ndërkohë, rritja e përdoruesve të shërbimeve dixhitale ka bërë që edhe edukimi financiar të jetë pjesë e këtij transformimi. Konsumatorët shqiptarë sot kërkojnë transparencë, siguri dhe shërbime të aksesueshme 24/7. EasyPay kombinon platformën e saj elektronike me një rrjet të gjerë agjentësh në gjithë Shqipërinë, duke e bërë teknologjinë financiare të arritshme për çdo grupmoshë dhe nivel digjitalizimi.

Në një treg që po bëhet më i formalizuar, më i rregulluar dhe më konkurrues, sfida kryesore mbetet balanca: inovacion –siguri! Dhe pikërisht këtu qëndron forca e EasyPay: një platformë që ka ditur të adaptohet, të paraprijë dhe të udhëheqë. Me përputhshmëri të plotë rregullatore, investime të vazhdueshme në teknologji dhe kapital njerëzor, EasyPay vijon të jetë një nga shembujt më të qëndrueshëm të suksesit fintech në Shqipëri.

Teksa vendi afrohet çdo ditë e më shumë me standardet europiane, është e qartë se transformimi financiar nuk është më një trend global, por një realitet i prekshëm lokal! Dhe në këtë realitet të ri, EasyPay mbetet një shtyllë e rëndësishme e inovacionit dhe besimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve.”
— Helen Keller
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0