Dita e sotme shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi i Gjermanisë naziste.
Në përkujtim të kësaj dite, pritet që krerët e shtetit të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit në nder të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare.
Gjithashtu do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera, të cilat në Tiranë kulmojnë të ashtëquajturën Nata e Bardhë dhe koncertin e madh në mbrëmje.
Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
Rama: Bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë
Kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me urimin për festën e Çlirimit të Shqipërisë, ju ka uruar të gjithëve një ditë të paqtë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.