Shqipëria ende shumë larg elektrifikimit të automjeteve. Vetëm 0.25% janë elektrike ose hibride - Business Magazine Albania

Shqipëria ende shumë larg elektrifikimit të automjeteve. Vetëm 0.25% janë elektrike ose hibride

elektrifikimit të automjeteve

Çmimet e karburantit në muajt e fundit po rriten me ritme të shpejta dhe iu janë afruar niveleve më të larta historike. Në pikat e shitjes së tregtuesve më të mëdhenj aktualisht gazoili dhe benzina shiten me 184-186 lekë për litër.

Shtrenjtimi i naftës po rrit në mënyrë direkte kostot e përdorimit të automjeteve, ndërsa paralelisht bota po përballet me një nevojë gjithnjë e më të shpejtë për të ulur emetimet e gazrave të dëmshëm dhe për të frenuar ngrohjen globale. Në samitin e klimës të zhvilluar këtë javë në Skoci, Presidenti Amerikan dhe Presidentja e Komisionit Europian njoftuan angazhimin e 100 vendeve të Botës për të ulur me 30% emetimet e gazit metan deri në vitin 2030.

Për të ulur kostot, por edhe për shkak të nevojës për të ulur ndikimin negative në mjedis, prej vitesh në botë ka një tendencë drejt përdorimit në rritje të automjeteve elektrike. Mbështetur në të dhënat e Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), 20% e automjeteve të shitura në Bashkimin Europian gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ishin elektrike ose hibride. Në veçanti, BE-ja është në pararojë të zhvendosjes drejt mjeteve elektrike, madje Komisioni Europiani ka propozuar ndalimin e automjeteve që përdorin karburante fosile duke filluar nga viti 2035.

Lexoni: Automjetet në garë drejtohen nga algoritmet

Për momentin, Shqipëria është shumë larg këtyre tendencave. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se deri në mesin e këtij viti në Shqipëri rezultonin zyrtarisht të regjistruara vetëm 467 mjete elektrike. Ndërkohë, automjetet hibride që, përveç lëndëve djegëse fosile, funksionojnë pjesërisht me energji elektrike, janë pak më shumë se 1 mijë. Gjithsej, automjetet elektrike dhe hibride përbëjnë vetëm 0.25% të numrit të përgjithshëm të automjeteve aktive në Shqipëri.

Aktualisht, edhe Shqipëria aplikon incentive fiskale për automjetet elektrike. Mjetet e reja elektrike mund të importohen pa taksë doganore dhe pa paguar tatim mbi vlerën e shtuar dhe përjashtohen nga taksa vjetore e qarkullimit. Gjithashtu, këto automjete mund të regjistrohen pa kosto fillestare, sepse që në vitin 2019 DPSHTRR ka zeruar tarifat për kontrollin fizik, nxjerrjen e lejes së qarkullimit, nxjerrjen e targave dhe të certifikatës së pronësisë.

Megjithatë, deri tani këto incentiva nuk kanë pasur një ndikim shumë të madh në rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike. Shqipëria ngelet një treg i varfër dhe pjesa dërrmuese e flotës së automjeteve në përdorim, rreth 70%, janë më të vjetra se 10 vjet. Rritja e përdorimit të mjeteve elektrike ka gjithashtu nevojë për më shumë promovim, por edhe për zgjerimin e një infrastrukture të nevojshme të pikave të karikimit.

Në rastin e Shqipërisë, automjetet elektrike do të kishin një ndikim domethënës në funksion të uljes së emetimeve të gazrave të dëmshëm, sepse vendi ynë e siguron pjesën më të madhe të energjisë që konsumon nga burime të rinovueshme.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0