Shqipëria e Maqedonia, drejt një projekti të përbashkët për gazin natyror

Shqipëria e Maqedonia, drejt një projekti të përbashkët për gazin natyror


Krahas linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, një tjetër projekt në fushën e energjisë pritet të nisë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi, përmen drejtorëve të dy agjensive ybatuese, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të kordinuar projektet e interkonjeksionit të rrjeteve të gazit natyror mes dy vendeve.

Sipas ministrit Gjiknuri, dy vendet janë gati të hapin tenderin për ndërtimin e interkonjeksionit 400 kV dhe në këtë shembull duhet ecur edhe me gazin.

“Nënshkrimi i sotëm mes dy kompanive tona të gazit, është jashtëzakonisht i nevojshëm. Ne kemi mundësi që me këtë projekt të përbashkët që sapo nisim dhe me këtë bashkëpunim të mund të aplikojmë edhe në Bashkimin Evropian për mbështetje financiare pasi është një axhendë që përputhet plotësisht qoftë me procesin e Berlinit apo axhendën e konektivitetit rajonal. Jam i bindur se lidhja me gazsjellës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të jetë me shumë rëndësi për të dyja vendet. Do të jetë një projekt fizibël me pika dalje afër Bilishtit apo Korçës dhe shumë afër kufirit të Maqedonisë”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit Bekteshi, “Shqipëria dhe Maqedonia janë pjesë e Komunitetit të Energjisë, nga ku rrjedhin edhe shumë obligime”.

Sipas memorandumit të firmosur, parashikohet themelimi i një grupi pune të përbashkët të gazit; vlerësimi dhe hartimi i projektidesë për linjën e interkonjeksionit mes dy vendeve si dhe përcaktim i parametrave teknikë. Objektiv është përgatitja e një dokumenti final, ku të bëhet prezantimi i korridorit si një i vetëm dhe aplikimi në Sekretariatin e Energjisë për të vendosur projektin në listat e projekteve ndërkombëtare.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0