Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, me fokus rritjen e investime, eksportin e vajit të ullirit dhe bashkëpunimin në fushën e peshkimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në takim që zhvilloi në Tiranë me ministrin hungarez të Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, vuri theksin në forcimin e partneritetit mes bizneseve të dy vendeve dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit për eksportin e vajit të ullirit dhe në fushën e peshkimit.
“Ndamë së bashku vullnetin për të forcuar partneritetin dhe nxitjen e investimeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural” u shpreh ministrja.
Lexo: 6 arsye pse startup-et kanë nevojë për një skuadër finance të fuqishme
Kompanitë hungareze kanë paraqitur interes të investojnë në Shqipëri në këto dy sektorë, ndaj ministrja
Krifca i ofroi bashkëpunim të plotë ministrit Nagy. Takimi mes dy ministrave u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni hungarez i kryesuar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, zhvilloi të premten në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto