Shpikja e kësaj vere në Japoni: akullorja që nuk shkrihet

Shpikja e kësaj vere në Japoni: akullorja që nuk shkrihet


E krijuar nga Biotherapy Development Research CenterJaponi, falë përbërjes së ekstraktit të polifenolit të nxjerrë nga luleshtrydhja. Akullorja e re, risi e kësaj vere është edhe rezistente në diell.

Krijimi erdhi pas dëshirave të vazhdueshme të klientëve për ta zgjatur sa më shumë shijimin e akulllores, sidomos në këto ditë të nxehta të stinës. Shkencëtarët shpikën rastësisht në fakt një akullore që nuk shkrihet.

Fillimi i punës

Për të mbërritur deri te produkti i ri, u kaluan një seri tentativash për një ëmbëlsirë duke përdorur edhe polifenolin. Pastiçierit të cilit iu kërkua kjo lloj ëmbëlsire njoftoi menjëherë qendrën kërkimore japoneze, ku shpjegoi se sapo u injektua Polifenoli i Luleshtrydhes në tortë, ajo u ngurtësua menjëherë.

Si veprojnë përbërësit

Profesor Ota i Universitetit të Kanazaeas tha se polifenoli likuid ka aftësinë të mbajë shumë të lidhur ujin me yndyrën në kremin e akullores. Ndaj përbërësit e akullores do të rezistojnë më shumë nga i nxehti.

Rezultatet konkrete

Pas një testi të kryer, u vërejt se në temperaturë 28 gradë, akullorja rezistoi 5 minuta në diell, duke ruajtur formën dhe freskinë. Shkencëtarët madje flasin për një akullore të mbetur sic ishte në fazën fillestare, për tre orë jashtë nga frigoriferi.

Ëndrra bëhet realitet

Aktualisht në Kanazawa, të Japonisë është bërë më e thjeshtë jeta për dashamirësit e akullores. Përvec zgjatjes së shijes, nuk u duhet të përlyhen më nga shkrirja e ëmbëlsirës freskuese. Biotherapy Development Research Center ka nisur prodhimin dhe shitjen e akullores që nuk shkrihet. Kushton 4 euro për një ëndërr të vogël të bërë realitet. Kjo akullore cilësohet suksesi tregtar i momentit dhe momentalisht shitet vetëm në Japoni.

/Phsy.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0