Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë - Business Magazine Albania

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.

Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit. Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë.Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023 ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.

Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi. Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre. Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.

Lexo edhe: Sa është pasuria juaj neto dhe pse është e rëndësishme ta dini?

Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit. Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla.

Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë. Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.

Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese.

Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0