Shpenzimet globale të IT-së rriten me 228 miliardë dollarë dhe shënojnë vlerën 3.92 dollarë në 2021 - Business Magazine Albania

Shpenzimet globale të IT-së rriten me 228 miliardë dollarë dhe shënojnë vlerën 3.92 dollarë në 2021

Kriza COVID-19 detyroi kompanitë dhe organizatat në të gjithë globin të shpejtojnë dixhitalizimin e biznesit të tyre, pasi puna në distancë dhe mësimi në distancë u bënë normalja e re mes periudhave të vazhdueshme të karantinimit.

Rritja e përdorimit të shërbimeve dixhitale zvogëloi efektin negativ të pandemisë në shpenzimet e IT që pësuan një rënie prej 3.7 trilion dollarë në 2020.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Stock Apps, shpenzimet globale të IT priten të rikuperohen në 2021 dhe të arrijnë një vlerë prej 3.92 trilion dollarë, pra pritet një rritje prej 228 miliardë dollarë në një vit.

Rikuperimi i normave të shpenzimeve të vitit 2019

Rritja e përdorimit të shërbimeve dhe pajisjeve të IT, programeve softuerë për ndërmarrjet dhe sistemeve të databazës çoi në rritjen mbresëlënëse të shpenzimeve globale të IT-së ndër vite. Në vitin 2005, konsumatorët, bizneset dhe organizatat në mbarë botën shpenzuan 2.6 trilion dollarë për pajisje dhe shërbimeve IT, zbuloi sondazhi i Gartner. Deri në vitin 2013, kjo shifër u rrit me gati 40% në 3.6 dollarë. Pas një rënie në nën 3.4 trilion dollarë në 2015 dhe 2016, shpenzimet globale të IT arritën në 2019 nivelin më të lartë në pesëmbëdhjetë vjet me prej më shumë se 3.8 trilion dollarë.

Në vetëm disa muaj, kriza COVID-19 ka sjellë vite ndryshimi në mënyrën se si kompanitë në sektorë të ndryshëm bëjnë biznes.

Sipas një studimi global të drejtuesve të bërë nga McKinsey, këto kompani kanë përshpejtuar dixhitalizimin e ndërveprimeve me klientët e tyre dhe të zinxhirit të furnizimit me tre deri në katër vjet.

LEXO: Raporti i Emerging Europe në IT: Pagat e ulëta nuk e kanë bërë konkurruese Shqipërinë

Përqindja e produkteve dhe shërbimeve dixhitale në portofolet e tyre është përshpejtuar me shtatë vjet.

Gjithsesi, pasiguria ekonomike e shkaktuar nga pandemia kishte një ndikim të madh në shpenzimet globale të IT, të cilat ranë me 121 miliardë dollarë në vitin 2020. Statistikat tregojnë se kjo shifër do të rritet me 6.2% dhe të arrijë 3.92 trilion dollarë në 2021.

Sidoqoftë, për të mbijetuar në një botë post-COVID-19 duke përfshirë një adaptim më të lartë të punës në distancë, bizneset do të duhet të vazhdojnë të përshpejtojnë planet e tyre të transformimit dixhital. Kjo është arsyeja pse Gartner parashikon që shpenzimet globale të IT-së të vazhdojnë të rriten dhe të arrijnë më shumë se $4.1trilion në 2022.

Shpenzimet  më të larta do të jenë të përqendruara tek programet softuerë për ndërmarrjet dhe pajisjet IT.

Statistikat tregojnë se shpenzimet globale për shërbimet e komunikimit, si segmenti më i madh i tregut, është menduar të arrijnë 1.4 trilion dollarë në 2021, nga 1.35 trilion dollarë vitin e kaluar.

Bizneset parashikohet të shpenzojnë 1,07 trilion dollarë për  shërbimet IT këtë vit, ose 6% më shumë se në vitin 2020.

Sidoqoftë, studimi i Garner zbuloi se shpenzimet në segmentin e programeve softuerë për ndërmarrjet priten të kenë rritjen më të lartë në 2021 dhe të rriten me 8.8% vjet në 506 miliardë dollarë.

Kërkesa e shtuar për tableta dhe laptopë për shkak të punës në distancë dhe mësimit në distancë pritet të sjellë rritje mbresëlënëse në segmentin e pajisjeve. Statistikat tregojnë se shpenzimet globale për PC, tabletë, telefona celularë dhe printerë pritet të rriten me 8% në 705.4 miliardë dollarë në 2021, rritja e dytë më e lartë për këtë vit.

Programet softuerë për ndërmarrjet parashikohen të kenë një rritje prej 6% në 2021 dhe të kapin shifrën 228 miliardë dollarë në shpenzimet globale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0