Sipas njofimit zyrtar të këtij dikasteri, bëhet me dije se Komisioni i Prokurimit Publik vendosi rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për procedurën e dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot- Morinë. “Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës”, bëhet e ditur nga njoftimi zyrtar i Transporteve.
Në fillim të muajit shtator, Ministria e Transporteve dorëzoi shkresë zyrtare në Komisionin e Prokurimit Publik, ku kërkohej shqyrtimi i vendimit të marrë sa i përket koncesionit të Rrugës së Kombit, sipas të cilit kërkohej skualifikim i “Vendeka” dhe kualifikim si fitues të “Catalyst”. Në korrik të këtij viti ministria shpalli fituese për mirëmbajtjen e këtij segmenti kompaninë turke Vendeka Bilgi, pasi ajo paraqiti koston e mirëmbajtjes 3.63 cent. Tenderi për mirëmbajtjen e këtij akti u zvarrit për disa vite dhe dështoi disa herë.
Burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto