Shpallen fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2019

Shpallen fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2019


Partnerët Shqipëri ka organizuar ceremoninë gala, ku u shpallën fituesit e konkursit “Çmimi i Filantropisë 2019”.

Fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2019 ishin:

Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar, iu akordua SIGAL UNIQA Group AUSTRIA me motivacion: Për angazhim dhe kontribut të gjerë në shëndetësi, arsim, mjedis, art, sport dhe edukim financiar në fushën e sigurimeve, ku veçohen: Klinika Lëvizëse Mjekësore në shkallë vendi, rikonstruksioni i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Matosh UKA” në Fierzë, Tropojë dhe Pallatit të Sportit Përmet, si dhe krijimi i Klubit “Art dhe Kulturë” në dispozicion për të gjithë qytetarët e Durrësit”. Çmimi iu dha Z. Avni Ponari, Drejtori i  Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, nga Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë Mrizi i Zanave, me motivacion: Për kontributin e dhënë në promovimin dhe zhvillimin e vlerave tradicionale të zonës së Fishtës, Lezhë, duke e kthyer atë në një atraksion turistik dhe destinacion kulinar të mbështetur fort në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe punësimin e banorëve të zonës. Çmimi iu dha Z. Anton Prenga dhe Z. Altin Prenga nga Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Zj. Suela Bala, me motivacion: Për iniciativën e organizimit të “Bibliotekës Lëvizëse”, si një platformë edukuese dhe një dritare integruese për fëmijët dhe të rinjtë nëpërmjet librit në bashkinë e Lezhës, duke krijuar një model të suksesshëm që u shndërrua në një lëvizje gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Çmimi u dorëzua nga Sh.T. Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Çmimi Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Hamza Rama (pas vdekjes), me motivacion: Për ndihmën bujare dhe kontributin e çmuar në zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve shëndetësore të qytetarëve dhe familjeve në nevojë në qytetin e Lezhës dhe fshatrat përreth, si dhe për mbështetjen financiare të klubit sportiv “Bardhyli”, të Lezhës. Çmimi u dorëzua nga Znj. Mira Rakacolli, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Çmimi u tërhoq nga Z. Irfan Rama, i biri i Z. Hamza Rama.

Çmimi i Mirënjohjes për Angazhim Qytetar iu akordua Zj. Delina Fico, nga Zj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri dhe Konsulle Nderi e Norvegjisë, me motivacion: Për kontributin e çmuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kauzave të ndryshme sociale në vend, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave të grave e vajzave dhe promovimin e barazisë gjinore në shoqërinë shqiptare.

Çmim Special iu akordua Z. Arben Cara me motivacion: Për kryerjen me heroizëm dhe devotshmëri maksimale të detyrës së zjarrëfikësit në përpjekjet e kërkim-shpëtimit të jetëve të prekura nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019, duke vënë në plan të parë misionin e profesionit edhe në kushtet më ekstreme të rrethanave personale.”

Lexo: Partnerët Shqipëri shpall konkursin “Çmimi i Filantropisë 2017”

Çmim Special iu akordua Komunës së Prizrenit, Z. Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit  me motivacion: Për ndihmën bujare dhe të pakushtëzuar në pritjen dhe strehimin e qytetarëve shqiptarë të dëmtuar nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019, pjesë e mbështetjes dhe solidaritetit të jashtëzakonshëm të popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Çmimet Speciale u dorëzuan nga Z. Petro Koçi, Zv. Ministër i Mbrojtjes.

Që prej vitit 2011, Partnerët Shqipëri punon për promovimin e filantropisë në Shqipëri. Veprimtaria filantropike në shërbim të zhvillimit të komuniteteve në Shqipëri ka marrë forma të ndryshme duke iu përshtatur zhvillimit të shoqërisë shqiptare.

Lexo: Shpallen fituesit e “Çmimeve të Filantropisë 2018”

Në ceremoni ishin pjesmarrës edhe personalitete nga qeveria shqiptare, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0