Shpallen 94 projektet fituese të “Thirrjes Për Masa Mbështetëse 2024” - Business Magazine Albania

Shpallen 94 projektet fituese të “Thirrjes Për Masa Mbështetëse 2024”

Shpallen 94 Projektet Fituese Të “Thirrjes Për Masa Mbështetëse 2024”

Në mbështetje të nenit 14, pika 6 të Ligjit nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve”, i ndryshuar, të pikës 14, Kreu V, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 61, datë 7.2.2024 “Për miratimin e kërkesave e të kritereve që duhet të plotësojnë start up-et dhe lehtësuesit e startup-eve, të procedurave e të afateve, si dhe të rregullave për përbërjen e komisionit të vlerësimit dhe ankimit, kritereve, procedurës së përzgjedhjes e të shpërblimit të anëtarëve të tyre, shpallen projektet fituese të mbështetjes me grante nga qeveria shqiptare.

Pas një procesi të kujdesshëm dhe të detajuar të vlerësimit të 539 aplikimeve të mbërritura nga të gjitha qytetet e vendit, janë përzgjedhur startup-et që do të sigurojnë financimin nëpërmjet skemës Grant2024, për të realizuar projektin e tyre inovativ. Ky grant, me një fond total prej 300 milionë lekësh, përfaqëson një nga nismat më të fuqishme të akorduara nga qeveria shqiptare në mbështetjen e inovacionit dhe zhvillimit të startup-eve në vend. Thirrja e mbështetjes, e cila u hap më 16 shkurt të këtij viti, është shprehje e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të rritur mundësitë për sipërmarrësit dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Fituesit e përzgjedhur do të përfitojnë nga financimi në tre faza të ndryshme të zhvillimit të tyre. Faza e parë e financimit është projektuar për mbështetjen e individëve në fazë ideje ku janë përzgjedhur 22 projekte, të cilët sigurojnë deri në 1.5 milionë lekë për ta realizuar dhe për të krijuar një bazë të qëndrueshme për sipërmarrjen e tyre. Për fazën e dytë janë përzgjedhur 54 projekte fituese, startup-e që tashmë kanë një produkt apo shërbim dhe kanë krijuar një prototip. Përfituesit e kësaj faze sigurojnë deri në 4.5 milionë lekë për të avancuar zhvillimin e biznesit të tyre dhe për të gjetur klientë të mundshëm në treg. Në fazën e tretë janë përzgjedhur 18 startup-e fituese, të cilët ofrojnë një produkt në treg dhe me mbështetjen e siguruar nga Grant2024 do të zgjerojnë aktivitetet e tyre në tregje të reja. Startup-et ne këtë faze do të përfitojnë deri në 9 milionë lekë për të rritur dhe zhvilluar biznesin e tyre.

Lexo edhe:“BE për Bashkitë” përmbyll një rrugëtim 3-vjeçar në mbështetje të 19 Bashkive shqiptare

Projektet fituese janë të kategorizuara sipas sektorëve dhe nën-sektorëve industrialë, konkretisht: 14 fitues nga fusha e IT-së, 8 fitues nga AI, 7 fitues nga E-commerce, 6 fitues nga Prodhimi, 6 fitues nga EdTech, 4 fitues nga HealthTech, 5 fitues nga FinTech, 5 fitues nga Lojërat Elektronike, përkatësisht nga 4 fitues për Business Services, Energjitikë, Turizëm, Marketing; 3 fitues nga AgriTech; përkatësisht nga 2 fitues për ESG, Siguria Kibernetike, Robotika, Logjistika, SportTech Ekonomia Ricikluese si edhe përkatësisht nga 1 fitues për Fashion, Media, Turizëm Profesional, Zhvillim Profesional, Blockchain dhe Infrastrukturë.

Thirrja për masa mbëshetëse, Grant2024 është vetëm një nga shumë programet dhe iniciativat që qeveria Shqiptare ka planifikuar për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startup-eve në Shqipëri. Në këtë kuadër, qeveria po do të miratojë së shpejti një strategji të re për zhvillimin e kompanive inovative, e cila do të përfshijë krijimin e instrumenteve të reja financiare dhe përmirësimin e kushteve për financimin alternative të startup-eve. Kjo strategji synon të krijojë një mjedis më të favorshëm për rritjen e inovacionit dhe të nxisë bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat, akademisë dhe institucioneve qeveritare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0