Shoqatat e agrobiznesit i kërkojnë masa lehtësuese ministrit të Bujqësisë

Shoqatat e agrobiznesit i kërkojnë masa lehtësuese ministrit të Bujqësisë


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka zhvilluar një video-konferencë me përfaqësues të 11 shoqatave të agrobiznesit, për të diskutuar me ta ndikimin e pandemisë globale në sektorin bujqësor dhe agropërpunimin. Palët diskutuan dhe shprehën shqetësimet e tyre, ndërsa nuk munguan as propozimet konkrete se si mund të minimizohen pasojat e krizës, që do të shkatojë COVID-19 në këtë sektor.

“Takime të këtij formati do të bëhen një lloj rituali, sidomos në këto kohë të pandemisë me një dinamikë të veçantë”, u shpreh ministri Çuçi, në rrjetin social Facebook.

“Biem dakord që ka disa pjesë të sektorit që janë prekur nga situata dhe masat a marra për COVID-19, sikundër ka pjesë që deri më tani vlerësohet se kanë ecuri normale. Megjithatë edhe këto pjesë që nuk kanë pasur le të themi turbulenca, mbeten për t’u monitoruar si si do të shkojnë në të ardhmen pasi askush nuk e di derisa zgjat kjo krizë. Deri më sot nuk kemi pasur probleme shkëmbimesh me tregun global”, tha ministri Çuçi.

Edhe pse aktiviteti bujqësor nuk është ndalur pavarësisht masave kufizuese, gjatë diskutimit u kërkua që të garantohet lëvizshmëria 24 orë edhe për punëtorët e mirëmbajtjes së linjave të prodhimit. Ministri tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit për të ndihmuar që të mos ketë pengesa në asnjë rast. Për shkak të pezullimit të punës së restoranteve dhe të turizmit në tërësi, konstatohet ulje me 30-40% e numrit të qingjave e kecave të therur. Kjo sipas shoqatave shihet me shqetësim pasi rrezikon të krijojë vështirësi në menaxhimin e tufave dhe ulje të prodhimit të qumështit.

Gjatë kësaj bisedë është diskutuar për ribalancimin e regjimit fiskal sa i përket TVSH-së, si dhe futjen e konceptit të certifikatës së origjinës së produkteve shqiptare dhe përcaktimin e një kuote  (ekstra-fiskale) për të mbështetur dhe promovuar prodhimin vendas në media. Sa i përket kredisë me garanci sovrane, shoqatat kërkojnë që ajo të mos jetë e kufizuar, por të përfitojnë edhe fermerët, si dhe huaja e marrë të mos përdoret detyrimisht vetëm për paga. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bimëve Aromatike Shqiptare kërkoi përjashtimin nga taksa e ndërtesës për vitin 2020 të sipërmarrjeve të kësaj industrie.

Më tej,ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u ndal tek Skema Kombëtare e këtij viti. Bimët medicinale janë një nga sektorët që do të mbështeten me fonde. Lidhur me peshkimin, shoqatat kërkuan ndërhyrje për të gjetur treg në mënyrë që prodhimi të mos mbetet stok. Importuesit e miellit propozuan të shtyhet parapagimi i TVSH-së në doganë. Nikolin Jaka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi që supermarketet në këtë kohë të kenë së paku 40% të rafteve me produkte shqiptare për të ndihmuar ekonominë vendase.

Sa i përket aktit normativ që detyron prodhuesit të krijojnë stoqe produktesh, shoqatat kërkuan specifikimin e produkteve në mënyrë që të mos blejnë apo prodhojnë kot dhe më pas të kenë probleme me likuiditetin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0