Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë: Gjermania duhet të lehtësojë ligjet për punëtorët e kualifikuar - Business Magazine Albania

Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë: Gjermania duhet të lehtësojë ligjet për punëtorët e kualifikuar

Shoqata e Dhomave gjermane

Procedura tepër të gjata dhe të ndërlikuara për punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë bën thirrje për lehtësimin e imigrimit të e punonjësve të kualifikuar.

Peter Adrian është i pakënaqur: Sipas Presidentit të Shoqatës së Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Republikën Federale të Gjermanisë, kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen të refuzojnë porositë dhe të reduktojnë shërbimet e tyre. Prandaj, Adrian insiston për procedura më të lehta për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. “Edhe në krizën aktuale, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është rreziku i dytë më i madh i biznesit për kompanitë pas kostove të energjisë,” i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit (dpa). “Shumë kompani janë duke shpresuar se fluksi i punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta do të bëhet edhe më i lehtë.”

Qeveria federale po punon aktualisht në reformën e ligjit për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar të miratuar në vitin 2020. Sipas Adrianit, ligji aktual e ka lehtësuar ardhjen e specialistëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian. “Por përvoja në kompani tregon se shumë gjëra janë ende tepër të ndërlikuara, zgjasin shumë e madje edhe dështojnë tërësisht.”


Kritika për proceset e ngadalta të autoriteteve

Nga pikëpamja e kompanive, është e rëndësishme që emigrantët të mos kenë nevojë të tregojnë dëshmi të kualifikimeve ekuivalente me ato në Gjermani, para arritjes në këtë vend. “Për shkak se përvoja e përditshme në kompani tregon se kualifikimet e munguara shpesh mund të arrihen edhe gjatë punës së përditshme. Për një fillim sa më të mirë në kompani, është e rëndësishme të promovohet më intensivisht edhe mësimi i gjuhës gjermane jashtë vendit. ”

Por proceset e autoriteteve të përfshira në ardhjen e fuqisë punëtore duhet të funksionojnë më shpejt dhe me pak pengesa. Në veçanti, koha e pritjes për një takim për të aplikuar për vizë pune është shpesh mjaft e gjatë dhe duhet të kalojnë muaj të tërë deri në marrjen e një orari takimi. Ndërkohë që për të tërhequr me sukses punëtorë të kualifikuar, duhet më shumë, thekson Adrian.

Lexo: Program i përbashkët me Gjermaninë për bujqësinë! Krifca: Nis në janar, ndihmë për fermerët

“Kjo fillon prej ofertës për vendstrehim të përshtatshëm e deri tek kujdesi për fëmijët e tyre. Nëse duam të frymëzojmë njerëz nga e gjithë bota për të punuar në Gjermani, atëherë duhet t’u japim edhe mundësinë që të ndihen të mirëpritur në Gjermani.”

Planet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë

Planet aktuale të qeverisë federale përfshijnë edhe thjeshtimin dhe lehtësimin e marrjes së shtetësisë gjermane, pra shkurtimin e afateve për marrjen e një pasaportë gjermane, por edhe lejimin e mbajtjes së dy pasaportave. Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher i ka mbështetur këto plane: “Problemi me fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani do të përkeqësohet masivisht për shkak të problemeve demografike dhe konkurrencës në rritje për punëtorët e kualifikuar. Ndaj politikanët duhet të veprojnë më me vendosmëri sesa deri tani”, tha Fratzscher për gazetën “Handelsblatt”. Një perspektivë e qartë për shtetësinë është një element i rëndësishëm për ta bërë Gjermaninë më tërheqëse për punëtorët e huaj të kualifikuar, thotë ai.

DW

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0