Shmangni izolimin social kur punoni remote me këtë truk! - Business Magazine Albania

Shmangni izolimin social kur punoni remote me këtë truk!

Punonjësit në distancë përballen gjithnjë e më shumë me ndjesinë e izolimit. Sipas raportit Gallup 2024, 1 në 5 të punësuar ndihen shpesh të vetmuar, ndërsa 23% e punonjësve totalisht në distancë e konsiderojnë vetminë si sfidën e dytë më të madhe.

Kjo nuk është vetëm një çështje emocionale, mungesa e lidhjeve shoqërore ndikon në shëndetin mendor, shton ankthin, pagjumësinë dhe lodhjen, ndërsa për kompanitë sjell më pak angazhim dhe më shumë largime nga puna.

Ja si mund të përballoni izolimin gjatë punës nga shtëpia:

1. Vendosni kufij fizikë dhe kërkoni ndërveprim njerëzor
Ndryshoni ambientin të paktën një ditë në javë – punoni në një kafene, bibliotekë ose hapësirë të përbashkët për të ndjerë energjinë shoqërore. Shfrytëzoni fleksibilitetin për të kaluar kohë me familjen, fqinjët apo për shëtitje gjatë pushimit të drekës, ndërveprimet e vogla ndikojnë ndjeshëm në mirëqenie.

2. Përdorni teknologjinë për lidhje kuptimplota
Zgjidhni video-telefonatat për diskutime të rëndësishme – ndihmojnë në shmangien e keqkuptimeve dhe përforcojnë lidhjet personale. Regjistroni mesazhe me video për feedback apo shpjegime dhe angazhohuni në organizime jonformale si “virtual coffee”. Edhe një telefonatë mund të jetë më efektive sesa një e-mail i gjatë.

Lexo edhe: Startup-et që po dominojnë Europën, viti 2025 shënon shpërthimin e teknologjisë së re

3. Ndërtoni lidhje sociale në vendin e punës
Bashkohu në grupe të brendshme në Slack/Teams për interesa të përbashkëta si librat apo prindërimi. Propozoni aktivitete si dreka virtuale apo këshilla produktiviteti. Merrni pjesë në aktivitetet sociale të kompanisë – edhe nëse janë vullnetare – dhe bisedoni me kolegët për tema joprofesionale për të ndërtuar lidhje reale.

4. Ruani kufijtë midis jetës personale dhe punës
Krijoni një hapësirë të dedikuar për punë dhe krijoni zakone, si p.sh. shëtitje pas pune. Planifikoni aktivitete pas orarit të punës, që të mos zvarriteni në detyra të pafundme. Kujdesuni për shëndetin mendor dhe fizik përmes ushtrimeve, gjumit të mirë dhe aktiviteteve me të tjerët.

5. Promovoni një kulturë gjithëpërfshirëse pune në distancë
Mundohuni që mbledhjet të jenë në orare tëpërshtatshme edhe për kolegët në distancë dhe sugjeroni aktivitete sociale për ta. Kërkoni mundësi zhvillimi profesional dhe përfitime të barabarta për punonjësit në distancë (si mbështetje për hapësira bashkëpunimi apo buxhet për pajisje).

Izolimi social gjatë punës në distancë mund të parandalohet me veprime të qëllimshme. Ndërtimi i lidhjeve përmirëson jo vetëm mirëqenien tuaj por edhe performancën dhe rritjen profesionale. Këto strategji janë më efektive kur zbatohen së bashku dhe përshtaten me nevojat që ndryshojnë me kohën.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0