Shkupi shpall emergjencën energjitike. Masa të forta për kursimin e energjisë - Business Magazine Albania

Shkupi shpall emergjencën energjitike. Masa të forta për kursimin e energjisë

Shkupi zyrtar shpalli krizën në sektorin e energjetikës, një vendim që hyn në fuqi në 1 shtator e zgjat 30 ditë. Qëllimi është që përmes kësaj lëvizjeje,  kompanive shtetërore energjetike t`u krijohet mundësia të marrin sa më lehtë dhe sa më shpejt para nga buxheti i shtetit për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit.

Shkupi zyrtar shpalli krizën në sektorin e energjetikës, një vendim që hyn në fuqi në 1 shtator e zgjat 30 ditë. Qëllimi është që përmes kësaj lëvizjeje,  kompanive shtetërore energjetike t`u krijohet mundësia të marrin sa më lehtë dhe sa më shpejt para nga buxheti i shtetit për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit.

Lexo edhe: Maqedonia e Veriut me masa të reja për kursimin e energjisë elektrike

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, propozoi madje që gjendja e krizës të vazhdojë deri në muajin mars të vitit 2023, por fjalën e fundit për këtë e kanë deputetët. “Kuvendi dhe ligjvënësit kanë të drejtë të vazhdojnë gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Propozoj që gjendja e krizës të vazhdojë për aq kohë sa zgjat sezoni i ngrohjes”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë. Në bazë të ligjeve në Maqedonisë së Veriut, ekzekutivi mund të marr vendim për gjendje krize vetëm për 30 ditë.

Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat e qeverisë për kursimin e energjisë elektrike, që i detyrojnë institucionet shtetërore të ulin faturat e energjisë elektrike deri në 15 për qind. Ndërsa qytetarëve dhe kompanitë private vetëm u rekomandohet që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që të jetë e mundur. Në mesin e këtyre masave përfshihet ndërprerja e ndriçimit dekorativ të fasadave në institucione dhe në monumentet kulturore, si dhe mbyllja e dritave, kompjuterëve dhe të gjitha pajisjeve elektronike, në momentin që punonjësit largohen nga ndërtesat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0