Shkupi mirëpret vizitorë në shtëpinë ku lindi Nënë Tereza - Business Magazine Albania

Shkupi mirëpret vizitorë në shtëpinë ku lindi Nënë Tereza


Vendlindja e Nënë Terezës, Shkupi po pret me emocion ditën e diel të shenjtërimit të saj. Shtëpia muze, aty ku Gonxhe Bojaxhiu jetoi deri në moshën 18 vjeçare pret me dyert hapur të gjithë vizitorët, të cilët kanë qenë të shumtë ditët e fundit.

Kuratori i muzeut Dragan Kostiç tregon sesi ka qenë jeta e saj ne Shkup, derisa Nënë Tereza u nis drejt Indisë nëpërmjet Irlandës.

Sami Yusuf një vizitor nga Azerbajxhani, ka udhëtuar drejt Shkupit vetëm me një qellim.

“Ishte një kënaqësi dhe një eksperiencë e papërshkrueshme të vizitoja memorialin e Nënë Terezës. Ajo personifikon sakrificën, dhembshurinë, dashurinë për të gjithë ne pavarësisht nga përkatësia fetare,” shprehet Sami Yusuf.

Ndërsa Maqedonia ka qenë e përfshirë në trazira politike dhe protesta muajt e fundit, tani banorët e Shkupit kanë bashkuar lutjet për të nderuar atë.

“Ajo ishte një grua me një kontribut të madh që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ajo na mësoi në modestinë dhe anën njerëzore”, shprehet Stojmen Nasteski, banor i Shkupit.

“Sigurisht që më bën krenar sepse një person krejtësisht i thjesht do të shpallet shenjtor. Dhe ajo u shenjtërua nëpërmjet humanitetit dhe punës së nderuar që Gonxhe Bojaxhiu ka bërë gjithë jetën e saj”, shprehet Venco Donev, një tjetër banor i Shkupit.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0