Nga data 13 maj, AKU, AKVMB dhe Akuakultura nuk do të ekzistojnë më. Në bazë të ligjit për inspektimin, shërbimet e inspektimit në Ministrinë e Bujqësisë do të kryhen nga një drejtorisë e vetme. Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE-së. Dritan Palnikaj, Sekretari i Përgjithshëm i MBZHR thotë: “Në rastin konkret, për sa i përket Ministrisë së Bujqësisë, nuk kemi të bëjmë me një shkrirje të drejtorive, por kemi të bëjmë me një qendërzim dhe unifikim të këtyre tre drejtorive. Duke qenë se këto drejtori janë të ndara, ne po bëjmë unifikimin e këtyre tre inspektorateve në një, sigurisht që kjo do të rrisë bashkëpunimin dhe mundësinë e koordinimit, që mos të kemi ecejake nga një institucion tek tjetri.”
Këto ndryshime nuk do të pasohet me largime apo shkurtime të vendeve të punës, pasi drejtoria e re do të ketë administratën e vjetër.
“Administrata e këtyre tre drejtorive, sigurisht që shumica e tyre do të përthithet nga kjo drejtori e madhe. Në të gjitha rastet kur ne kemi rikonstruktureime edhe në ministri, këta janë njerëzit e parë që vlerësohen për tu punësuar në këtë drejtori”, shton Palnikaj.
Tendenca e ligjit të inspektorateve është që të ulet sa më shumë numri i inspektorëve dhe inspektimeve në terren, por duke rritur efikasitetin e tyre.
Burimi: Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.