Shkon në dhjetë numri i personave të infektuar me Koronavirus

Shkon në dhjetë numri i personave të infektuar me Koronavirus


Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në dhjetë persona.

“Deri sot janë testuar në ISHP 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm dhjetë janë pozitivë. Tek kjo dhjetëshe janë ato dy të parët, 6 vetë që janë kontakte të këtyre të sëmurve, dhe kemi edhe dy raste të reja të palidhura me këto dy rastet e para.  Kemi një të sëmurë që është shtruar tek Infektivi, që ka një histori udhëtimi një ditor në Milano dhe është sëmurur pas këtij udhëtimi dhe kemi një person tjetër të shtruar në spitalin e Durrësit”, tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli.

Ajo përsëriti thirrjen për qytetarët dhe kërkoi prej tyre që të shmangin grumbullimet massive dhe kontaktet e shumtam.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat që janë thënë nga specialistët. Të evitohen grumbullimet e mëdha. Të kufizojmë transportin publik. Duhet që njerëzit të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Të kufizojmë kontaktet në ambiente që mund të rrihet shumë ngushtë. Të evitohen lëvizjet ndërqytetëse. Nëse marrim këto masa, ne jemi të përgatitur për të përballuar këtë situatë. Ka një panik të madh, por sjellja nuk është e tillë. Sistemi është në këmbë, ju lutem qytetarëve të bashkëpunojnë”, shtoi ajo.

Lexoni: Coronavirus: Mjeku jep 10 këshilla për higjienën

 Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se rastet e të infektuarve me coronavirus pritet të shtohen. Ai shtoi se bota është përballë një pandemie për shkak të përhapjes me ritme të shpejta të COVID-19.

“Është normale, është fiziologjike të ketë shqetësim, të ketë panik. Është detyra jonë të informojmë çdo qytetar që ka të drejtën se çfarë po ndodh. Nuk fshihem, nuk ka të fshehta. A do të këtë shtim të numrit,? Patjetër që do të ketë, sepse kjo është një gjë që po e kalon e gjithë bota. Jemi në kushte e fillimit të një epidemie ose të një pandemie botërore. Janë disa gjëra që shumicën e tyre i njohim, por kemi edhe të panjohurën e këtij virusi. Ajo që dua t’u them njerëzve në këto moment është se telefonatat kundrejt 127 janë trefishuar, me të drejtë për të pasur informacione, por dimë që nga studimet 80 për qind e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma”, shtoi ai.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.”
— Janis Joplin
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0