COVID--19, Shkon në 64 numri i të infektuarve në Shqipëri

Shkon në 64 numri i të infektuarve në Shqipëri


5 raste të reja të prekur me Koronavirus janë raportuar të enjten. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka informuar mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Sipas saj, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve u konfirmuan 5 raste të reja. 3 prej tyre janë shtetas italianë, që ndodhen aktualisht në Shqipëri, një 80 vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.

Deri në këto momente janë testuar 697 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

  • Tiranë 45 qytetarë
    • Durrës 5 qytetarë
    • Lushnje 2 qytetarë
    • Elbasan 2 qytetarë
    • Fier 6 qytetarë
    • Rrogozhinë 2 qytetarë
    • Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Në  Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, asnjë prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19”, u tha në komunikimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0