Mes 27 të prekurve, 12 persona janë identifikuar në Shkodër. Ata janë anëtarët e dy familjeve.
Në informimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë, zv/ministrja Mira Rakacolli njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë, është zgjeruar në Tiranë, Durrës,Fier dhe Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 2031 persona, ku:
– 304 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 89 janë shëruar,
– 16 kanë vdekur,
– 73 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe 4 në Sanatorium,
– 7 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.
Përhapja e koronavirusit deri më 3 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 146 persona;
— Në Durrës: 32 persona;
— Në Fier: 25 persona;
— Në Lushnje: 4 persona;
— Në Elbasan: 8 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 8 persona;
— Në Korçë: 16 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 22 persona;
— Në Lezhë: 1 person;
— Në Has: 8 persona;
— Në Berat: 1 person;
— Në Krujë: 5 persona;
— Në Tropojë: 4 persona;
— Në Pukë: 4 persona;
— Në Mirditë: 3 persona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.