Shkon në 23 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri

Shkon në 23 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për Covid-19, gjithsej janë 298 raste të testuara me Covid-19 në Shqipëri.

Lexo: Po me klinikat dentare çfarë do të ndodh

Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për Covid-19:

5 ndodhen në Spitalin Infektiv të Tiranës, 2 persona nga Tirana dhe 1 person nga Rrogozhina, gjëndja e tyre shëndetësore deri në këto momente është e stabilizuar,

18 raste të tjera që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, janë pa shenja klinike, të vetëizoluar në shtëpi, pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve me Covid-19 në Shqipëri është si më poshtë:

  • Në Tiranë janë 16 raste,
  • Në Durrës kemi 3 raste, njëra prej të cilave është edhe viktima e parë e shënuar në Shqipëri,
  • Në Lushnje 1 rastë,
  • Në Elbasan 2 raste,
  • Në Rrogozhinë 1 rast,

Të gjithë rastet e mësipërme kanë patur histori udhëtimi me Italinë.

Ndërsa në lidhje me mjekët dhe infermierët e Spitalit të Durrësit, 50 testet nga kampioni i parë, kanë rezultuar negativ.

Lexo: Çfarë do të ndodh me Fasoneritë në Shqipëri

Numri i personave në vetëizolim janë 18 persona, numri i personave në vetëkarantinim janë 134 persona.

“Vazhdoni bashkëpunimin me qeverinë, binduni masave shtrënguese nga qeveria”, theksoi Zv.Ministrja Mira Rakaçolli.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0