Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një pasqyrim të përditësuar të situatës në vend, gjatë një komunikimi live.
“50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19. Ndërkohë kanë përfunduar testimet pasditen e sotme për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit zero”, tha ministrja.
Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe 15 persona janë identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me pacientin e parë të infektuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnjë”, bëri të ditur Manastirliu. Sipas ministrisë, 73-vjeçarja që ndërroi jetë, vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si: Insufiçienvë kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.
Lexoni: Pezullohet transporti urban në Tiranë, Veliaj firmos urdhërin
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.