“Të dyja rastet e reja janë të vetëizoluar dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente janë testuar 157 njerëz të dyshuar për Covid-19 dhe deri tani vetëm 12 i kemi të identifikuar pozitiv. Nga këta, 9 persona kanë pasur kontakt me pacientin zero, 3 janë raste të reja, një në Tiranë, një në Lushnjë dhe një në Durrës”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 prej tyre jane në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme, njëri në Durres në terapi intensive por në gjendje të qëndrueshme, 7 të tjerë në vetëizolim, pa shenja klinike te infeksionit respirator. Ndërsa 24 persona, që kanë pasur kontakt me personat e prekur janë në vetëkarantinim, nuk kanë asnjë lloj shenje të virusit Corona”, u shpreh Mira Rakacolli.
Lexoni: Policia e Shtetit merr masa ndaj COVID-19, mbyll mbi 500 lokale, palestra dhe disko
Zv.ministrja u bëri thirrje qytetarëve “të bëjnë më të mirën e mundshme, të bëjnë kujdes, se vetëm në këtë mënyrë mund ta parandalojmë përhapjen”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto