Shkolla Verore 2018: "Sipërmarrja dhe Inovacioni"

Shkolla Verore 2018: “Sipërmarrja dhe Inovacioni”


Në ditët e sotme, të rinjtë po synojnë gjithnjë e më shumë drejt sipërmarrjes dhe biznesit të ri. Por, për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm nuk mjafton vetëm dëshira për të qenë i tillë. Një sipërmarrës i suksesshëm duhet të ketë aftësitë, por mbi të gjitha, njohuritë e duhura mbi sipërmarrjen, biznesin dhe çdo gjë tjetër në lidhje me këtë fushë.

Ndaj, nëse sapo ke mbaruar gjimnazin, të ftojmë të bashkohesh në eventin tonë Summer School 2018 – Sipërmarrja dhe Inovacioni.

Ky event do të zgjasë plot 6 ditë në vendin e bukur të Rrjollës, Velipojë.

Qëllimi i këtij eventi ështe argëtimi dhe mësimi mbi sipërmarrjen në të njëjtën kohë. Krahas lojërave të ndryshme të bazuara në njohjen me njëri – tjetrin, bashkëpunimin në grup, shkathtësinë, do të ketë dhe leksione dedikuar njohurive bazë të sipërmarrjes dhe inovacionit. Pedagogë të mirënjohur do të zhvillojne këto leksione duke u bazuar në bashkëbisedimin mbi temat:

-Çliro idetë e tua!
-Shkrimi i një plani biznesi
-Biznesi ka vetëm dy funksione: Inovacion dhe Marketing (part 1 – Inovacioni)
-Biznesi ka vetëm dy funksione: Inovacion dhe Marketing (part 2 – Marketing)

Tarifa për çdo pjesëmarrës do të jetë 3500 lekë të reja, ku përfshihet:

-Transporti vajtje-ardhje
-Akomodimi
-Aktivitetet dhe veprimtaritë gjatë gjithë eventit
-Mëngjesi, Dreka, Darka

“Summer School 2018” organizohet nga disa studentë të pavarur të Universitetit Metropolitan, për më shumë informacion ju lutem kontaktoni në:

Email: shkollaverore2018@gmail.com

Facebook: https://www.facebook.com/Summer-School-2018-131717894269689/

Instagram: https://www.instagram.com/summerschool.2018/

Web: http://www.jamstudent.com/

Nxitoni të aplikoni pasi thirrja zgjat deri në datën 24 Qershor dhe numri i pranimeve do të jetë i kufizuar deri në 35 pjesëmarrës!!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0