Shkolla Finlandeze e Kosovës promovohet në gjigandin botëror CNN - Business Magazine Albania

Shkolla Finlandeze e Kosovës promovohet në gjigandin botëror CNN

Alejtin berisha cnn

Të paraqitesh në ekranin e njërit prej televizioneve më të mëdha botërore si CNN përmes një reklame mund të kushtojë me miliona dollarë. Mirëpo, një shkollë nga Kosova, tashmë bëhet pjesë e shtëpive të shikuesve të këtij gjigandi mediatik për 90 minuta, çdo ditë. Dhe kjo, jo përmes një reklame.

Bëhet fjalë për Shkollën Finlandeze, e cila ka arritur që të marrë vëmendjen e medias britanike CNN dhe të bëhet pjesë e projektit të këtij mediumi “My Freedom Day”.

E detajet se si erdhi deri tek transmetimi i kësaj shkolle në CNN ka dhënë themeluesi i kësaj shkolle, Altejin Berisha.

“Edhe për ne ka qenë befasi e jashtëzakonshme. Ne para një vit e gjysmë CNN na ka nxjerrë për disa sekonda shkollën tonë, disa imazhe të shkollës tonë që ka qenë befasi. Të them të drejtën një mikeshë e jona e përbashkët rastësisht e ka parë. Ajo ka ardhur përmes një projekti që e organizon CNN “My Freedom Day”, ku mijëra shkolla, OJQ, nga e gjithë bota marrin pjesë, zhvillojnë aktivitete. Tash nga ato mijëra CNN i merr ato që i duken më interesante edhe kështu jemi pasqyruar për herë të parë vitin e kaluar për disa sekonda”, tha ai në Pressing.

Më tej Berisha ka shtuar se që nga transmetimi i imazheve të Shkollës Finlandeze për herë të parë në CNN, dy producentë të mediumit kanë përcjellë secilin hap që është ndërmarrë nga ky institucion arsimor për rreth një vit e gjysmë.

Producentët siç shpjegon Berisha kanë krijuar kontakte edhe me anëtarë të shkollës, mësimdhënës dhe drejtues, raporton Paparaci.

Altejin Berisha ka treguar se Shkolla Finlandeze edhe në këtë vit i është bashkangjitur aktivitetit “My Freedom Day” që e organizon CNN.

Mirëpo, ajo se çka kishte menduar mediumi për këtë shkollë nga Kosova ishte krejtësisht ndryshe.

“Këtë vit ne kemi marrë pjesë përsëri në këtë aktivitetin e “My Freedom Day” që organizon CNN. Është një prej projekteve më të rëndësishme të CNN-it “Freedom Project”, ku përmes aktiviteteve të ndryshme qëllimi është që t’i edukojmë fëmijët fillimisht, pastaj studentët, pastaj gjithë komunitetet në mbarë botën për rëndësinë e lirisë”, tha ai.

“Kur e kemi zhvillu këtë aktivitet këtë vit fatkeqësisht CNN nuk ka pasqyroi fare në atë videon highlight dhe ne pak u befasuam. Pastaj na kontaktuan dhe thanë jemi duke ju ndjekur që një vit e gjysmë edhe producenti tha që unë nuk kam parë shkollë për 12 vite që është ky projekt që e ka të mishëruar edukimin për liri në kurrikulën e saj sikur shkolla juaj dhe po duam me e bo një intervistë”, shtoi ai.

Prej këtu producentët e CNN kishin zhvilluar intervistën me përfaqësues të Shkollës Finlandeze dhe bashkë me videot e shkollës ku shihet edhe emri i Kosovës prapa, ata kishin realizuar atë që njihet me emrin “CNN Highlights”, që shfaqen çdo ditë për 90 sekonda.

Lexo: Zyrat Fleksibël në Tirana Business Park 

CNN highlights janë 90 sekondës hë dhe ne e kemi parë zakonisht në ora 11:15 të ditës del video e jonë, për një vit do të pasqyrohet. Kjo i bie përafërsisht afër 30 mijë sekonda pasqyrim i Kosovës dhe shkollës sonë në CNN në kohën kur krejt bota po e shikon CNN për shkak të luftës në Ukrainë”, theksoi Berisha.

Themeluesi i Shkollës Finlandeze, Altejin Berisha, e konsideron këtë një krenari shumë të madhe.

“Për mua është krenari shumë e madhe që tani nuk po e shikojnë CNN për të parë luftën në Kosovë, ata po e shikojnë CNN për të parë luftën në Ukrainë, ndërsa Kosova po pasqyrohet me një imazh krejt tjetër”, tha Berisha.

Ai ka treguar se sa do të kushtonte një transmetim i tillë në CNN, sikur ky i fundit të paguhej si reklamë

“Sikur t’i kishim blerë këto sekonda për reklamë do të ishte diku mes 15.5 milionë dollarë dhe 105 milionë dollarë, bazuar në çmimin më të lirë dhe më të shtrenjtë që e ka CNN për reklamë”, tha ai.

Berisha krejt në fund ka treguar se paraqitja e imazheve të Shkollës Finlandeze në CNN dhe punës që ata bëjnë ka ndikuar që të marrin mesazhe nga vende të ndryshme të botës.

“Filluan më pas me na ardhur mesazhe nga vende të ndryshme të botës: “A mund ta kemi një shkollë si kjo në vendin tonë”? Kemi marrë mesazhe prej 4 anëve të globit. Kemi pasur nga India, Afrika, SHBA. Kjo është interesante që na kanë kontaktuar edhe na kanë thënë a mundeni me na ndihmu edhe na po duam me e pasë një shkollë si ju”, përfundoi ai.

Paparaci

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0