Modele makinash që mësojnë, si ajo që fuqizon ChatGPT, bëjnë të mundur për kërkuesit e tyre: shkrimin e eseve , tregime të shkurta dhe punë të tjera. Por tani, shkencëtarët po kërkojnë një mënyrë tjetër të aftësisë kompjuterike që do të jetë shumë më efikase se kjo, e atë po synojnë ta gjejnë në turin tonë.
Në një artikull të ri të publikuar në revistën Frontiers, një ekip studiuesish ndërkombëtarë të udhëhequr nga studiues në Universitetin John Hopkins, kanë dhënë detale se si teknologjia tru-makinë është fusha më e re bio-kompjuterike, e cila siguron udhërrëfyes se si të bëjnë këtë realitet.
Siç sqarohet në artikull, inteligjenca organoide është fushë në të cilën studiuesit janë duke zhvilluar llogaritjet biologjike me shfrytëzim të kulturës 3D të qelizave të trurit të njeriut dhe teknologjisë tru-makinë.
Këto organoide ndajnë aspekte të sturukturës së trurit dhe funskionit që luajnë në funksionet njohëse, siç është të mësuarit dhe regjistrimi në kujtesë.
Ato esencialisht do të shërbejnë si një harduer biologjik, dhe një ditë mund të jenë edhe më efikase se kompjuterët që kanë programe të Inteligjencës Artificiale.
Lexo edhe: Meta lëshon modelin e ri gjuhësor LlaMA
Sipas ekspertëve, qëllimi i këtij studimi është që të shfrytëzohet fuqia e sistemit biologjik për të avancuar fushën e shkencës së gjallë, bioinxhinierinë dhe shkencën kompjuterike. Ata thonë se operimin e trurit të njeriut në procesimin e informatave, të mësuarit e të tjera, po mundohen ta modelojnë që të kenë një sistem i cili do të punojë më shpejtë dhe më me efikasitet se kompjuterët e tanishëm.
Psh truri i njeriut ka kapacitet për të ruajtur shumë informata, andaj shkencëtarët parashohin se struktura 3D e qelizave mund të lidhet me Inteligjencë Artificiale dhe sistemin e makinës për të mësuar.
Shkencëtarët kanë bërë të ditur se po studiojnë limitet fizike të kompjuterëve silikon, kjo ngase në një çip të vogël nuk mund të vënë shumë transistor. Ata synojnë të bëjnë njëjtë si trurin e njeriut, megjithatë truri i njeriut është i lidhur ndryshe. Ai ka rreth 100 miliard neurone të lidhura në mbi 1015 pika lidhjeje./ Frontiers
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.