Shkencëtarët ngrenë alarmin, krateri i njohur si 'porta e ferrit’ në Siberi po bëhet më i madh - Business Magazine Albania

Shkencëtarët ngrenë alarmin, krateri i njohur si ‘porta e ferrit’ në Siberi po bëhet më i madh

Një krater i madh në Siberi i njohur si ‘porta e ferrit’ po thellohet, duke zbuluar shkrirjen e akujve, kufomat e kafshëve dhe pyjet e lashta që shkencëtarët thonë se mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë ndryshimin e klimës. I ndodhur afër pellgut të lumit Yana rreth 660 km në veri-lindje të qytetit të Yakutsk, krateri Batagaika është më i madhi në llojin e tij, tashmë 1 km i gjatë dhe 50 metra i thellë.

Sidoqoftë, akulli po shkrihet shpejt, që do të thotë që hapësira e madhe po thellohet me një shkallë alarmante, dhe mund të rrezikojë zonat e banuara aty afër. Sensorët kanë monitoruar rritjen e kraterit dhe ekspertët kanë paralajmëruar se po lëviz me rreth 20-30 metra çdo vit, ndërsa akulli shkrihet në ujë.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po e përshpejton këtë proces, duke ekspozuar gazra dhe depozita minerale që dikur ishin bllokuar nën akull për mijëra vjet, dhe duke i lëshuar ato në atmosferë.

Ladbible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0