Shkencëtarët frymëzohen nga Star Wars, krijojnë lëkurën artificiale

 Shkencëtarët frymëzohen nga Star Wars, krijojnë lëkurën artificiale

lekure elektronike

Shkencëtarët në Singapor kanë krijuar një “lëkurë elektronike” të aftë për të rikrijuar ndjesinë e prekjes. Ata shpresojnë se kjo risi do t’u lejojë njerëzve me gjymtyrë të dëmtuar, që mbajnë proteza të përcaktojnë objekte, si dhe të ndiejnë cilësi të objekteve, temperaturë madje edhe dhimbje.

Pajisja, e quajtur ACES, ose Lëkura Elektronike e Kodifikuar Asinkron (Asynchronous Coded Electronic Skin), është e përbërë nga 100 sensorë të vegjël dhe është me madhësi rreth 1 cm katror (0,16 inç katror).

Studiuesit e Universitetit Kombëtar të Singaporit thonë se lëkura elektronike mund të përpunojë informacionin më shpejt sesa sistemi nervor i njeriut, është në gjendje të njohë 20 deri në 30 përbërës të ndryshëm dhe mund të lexojë shkronjat e sistemit Braille me më shumë se 90% saktësi.

“Njerëzit duhet të rrëshqasin dorën për të ndjerë strukturën e objekteve, por në këtë rast lëkura, me vetëm një prekje të vetme, është në gjendje të zbulojë struktura të ndryshme,” tha drejtuesi i ekipit kërkimor Benjamin Tee, duke shtuar se algoritmet e Inteligjencës Artificiale e lejojnë pajisjen të mësojë shpejt.

Një demonstrim tregoi që pajisja mund të zbulonte se një top antistres ishte i butë dhe mund të përcaktonte që një top plastik ishte i fortë. “Kur e humbni ndjesinë e prekjes, në thelb bëheni të mpirë … dhe përdoruesit e protezave përballen me këtë problem,” tha Tee.

“Pra, duke rikrijuar një version artificial të lëkurës, për pajisjet e tyre protetike, ata mund të mbajnë një dorë dhe të ndiejnë ngrohtësinë apo butësinë e objekteve, përmes kësaj lëkure” shtoi Tee.

Tee shpjegoi se koncepti ishte frymëzuar nga një skenë nga trilogjia e filmit “Star Wars” në të cilën personazhi Luke Skywalker humbet dorën e djathtë dhe e zëvendëson me një pajisje robotike, në dukje e aftë t’i rikthejë ndjesinë e të prekurit.

lekure elektronike

Teknologjia është ende në fazën eksperimentale, por ka pasur “interes të jashtëzakonshëm”, veçanërisht nga komuniteti mjekësor, shtoi Tee.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0