Krijimi i lidhjeve domethënëse me të tjerët mund të përmirësojë shëndetin tuaj, t’ju bëjë më të mprehtë mendërisht dhe të nxisë kreativitetin. Të bësh miq mund të ndihet e frikshme, por hulumtimet tregojnë se ka shumë mënyra për të krijuar lidhje më të mira. Hulumtimet psikologjike kanë identifikuar shumë zakone dhe paragjykime që vendosin barriera midis nesh dhe të tjerëve – dhe nëse dëshirojmë të kemi lidhje më të shumta dhe më cilësore me njerëzit rreth nesh, duhet të mësojmë se si t’i kapërcejmë ato. Lajmi i mirë është se korrigjimet janë shumë të lehta për t’u vënë në praktikë. Rregullime të vogla në stilin tonë të bisedimit mund të sjellin përfitime të mëdha.
“Arti i bisedimit është arti i të dëgjuarit si dhe i të qenit i dëgjuar,” deklaroi , William Hazlitt në librin e tij “Për bisedën e autorëve”, botuar në 1820.
Shumë njerëz janë aq të prirur të tregojnë zgjuarsinë dhe inteligjencën e tyre, saqë u mungon mirësjellja themelore për të dëgjuar të tjerët. Në vend të kësaj, rekomandohet të kultivojmë edhe aftësinë për të qenë dëgjues më të mirë dhe – si rezultat – bashkëbiseduesi ynë do të ketë një konsideratë të shtuar për ne.
Mënyra më e thjeshtë për ta arritur krijimin e një bashkëbisedimi nga i cili ju i lini një impakt individit tjetër me qasjen tuaj biseduese, është të bëni më shumë pyetje, por çuditërisht pak njerëz e kanë kultivuar këtë zakon në mënyrë efektive. Ndërsa studionte për doktoraturë në sjelljen organizative në Universitetin e Harvardit, Karen Huang ftoi më shumë se 130 pjesëmarrës në laboratorin e saj dhe u kërkoi atyre të bisedonin në çift për një çerek ore përmes mesazheve të çastit në internet. Ajo zbuloi se, edhe në këto 15 minuta, shkalla e pyetjeve të njerëzve ndryshonte shumë, nga rreth katër ose më pak në kuotën më të ulët deri në nëntë ose më shumë në kuotën maksimale të mundshme.
Bërja e më shumë pyetjeve mund të bëjë një ndryshim të madh në arritjen e pëlqimit të dikujt. Në një eksperiment të veçantë, ekipi i Huang analizoi regjistrimet e bisedave të njerëzve gjatë një takimi të shpejt njohës. Disa njerëz vazhdimisht bënin më shumë pyetje se të tjerët, dhe kjo parashikonte ndjeshëm mundësinë e tyre për të siguruar një takim të dytë.
Është e lehtë të kuptosh pse pyetjet janë kaq tërheqëse: ato demonstrojnë dëshirën tuaj për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë dhe ju japin mundësinë për të kuptuar përvojat e njëri-tjetrit. Por edhe nëse parashtrojmë shumë pyetje, mund të mos bëjmë pyetjen e duhur. Në analizat e saj, Huang shqyrtoi gjashtë kategori të ndryshme pyetjesh. Disa nga shembujt e tyre janë më poshtë:
1. Pyetjet hyrëse
Përshëndetje!
Hej, si po kalon?
2. Pyetjet vazhduese
Unë jam duke planifikuar një udhëtim në Kanada.
Oh, mirë. A keni qenë ndonjëherë atje më parë?
3. Pyetjet ndërprerëse
Unë punoj në një pastrues kimik.
Çfarë ju pëlqen të bëni për argëtim?
4. Pyetjet ndërprerëse të pjesshme
Unë nuk kam shumë qejf të dal, por ama nuk jam kundër një shëtitjeje apo diçkaje herë pas here.
A keni qenë shumë në plazh në Boston?
5. Pyetjet pasqyruese
Çfarë keni ngrënë për mëngjes?
Hëngra vezë dhe fruta. Po ju?
6. Pyetjet retorike
Dje ndoqa një grup marshues përreth qytetit.
Ku po shkonin? Nuk e di, enigmë më mbeti.
Huang zbuloi se pyetjet vijuese, të cilat kërkojnë më shumë informacion për një ndodhi të mëparshme, janë shumë më tërheqëse sesa pyetjet “ndërprerëse” që ndryshojnë temën, ose pyetjet “pasqyrë” që thjesht kopjojnë atë pyetje që dikush ju ka bërë tashmë. Më sipërfaqësoret janë pyetjet hyrëse – janë baza thelbësore sociale, por që vështirë se tregojnë një interes të vërtetë për personin tjetër. Ju gjithashtu mund të shmangni pyetjet që emërtohen edhe si ‘bumerrasking’ – ky është zakoni i parashtrimit të një pyetjeje si një justifikim për të folur për veten tuaj. Ne mund të pyesim për profesionin e dikujt, për shembull – jo sepse na intereson se si po shkon puna e tij, por sepse duam të mburremi për promovimin tonë. Hulumtimet e reja sugjerojnë se ky zakon është tejet i papëlqyeshëm dhe i parekomanduar për tu bërë. Akti i bërjes së pyetjeve shtjelluese mund të bëhet ciklike, që do të thotë se pasi dikush bën përpjekje për të tërhequr partnerin e tij bashkëbisedues me një pyetje, më pas do të bëhet shumë më e lehtë të pyeste edhe një tjetër pyetje, e kështu me radhë krijohet një cikël pyetjesh të natyrshme që e zhvillojnë më tej jo vetëm bisedën tuaj por edhe konsideratën dhe impaktin tuaj te personi që keni përballë.
Arti i vëmendjes
Njerëzit janë plotësisht të vetëdijshëm nëse po dëgjohen me vëmendje, dhe perceptimi i tyre për pasjen e vëmendjes konstante nga një tjetër parashikon ndjesitë e tyre të besimit dhe kontribuon në rritjen e mirëqenies që zakonisht vjen nga lidhjet e forta shoqërore. Sa më të vëmendshëm të jemi ndaj dikujt, aq më i lumtur do të ndihet ai. Fatkeqësisht, shumë prej nesh mbështeten në shenjat e gabuara për të sinjalizuar interesin tonë për të tjerët. Njerëzit mund ta shfaqin vëmendjen e tyre me gjuhën joverbale të trupit, të tilla si përkulja përpara, tundja e kokës ose shprehjet empatike të fytyrës; ata mund të përdorin shenja “paralinguistike” si p.sh. oata mund të pranojnë verbalisht atë që ka thënë personi tjetër. Ndërsa sinjalet joverbale dhe paragjuhësore janë shpesh shenja të vërteta të vëmendjes, ato gjithashtu mund të jenë të shtirura – dhe nëse mbështetemi vetëm në ato, atëherë partnerët tuaj të bisedës nuk do të krijojnë perceptimin më të mirë nga bisedimi me ju. Është shumë më e sigurt të tregoni vëmendjen tuaj në mënyrë eksplicite në fjalët që thoni. Perifrazimi i asaj që personi tjetër ka thënë, për shembull, ofron ‘provë’ të drejtpërdrejtë që ju jo vetëm keni qenë të vëmendshëm por edhe i keni procesuar fjalët e tij. Kini kujdes të përqendroheni në pikën thelbësore që personi është përpjekur të përcjellë. Ju mund të vërtetoni atë që ata po mendojnë dhe ndjejnë, pasi të keni perifrazuar atë që kanë thënë dhe të keni marrë një konfirmim nga ai, si dhe duke ofruar një interpretim alternativ që mund t’u nxis për ta parë situatën në një mënyrë të re. Duhet të tregoni se të paktën po përpiqeni t’i shihni gjërat në mënyrën e tyre përpara se të ofroni këndvështrimin tuaj.
Lexo edhe: Si të balanconi familjen dhe biznesin. Një udhëzues sipërmarrësi për një jetë harmonike
Ndërsa bisedoni, shmangni shpërqendrimin që vjen nga mendimi për rrethanat juaja. Sa herë që kuptoni se mendja juaj po endet në mendime të tematikave të tjera nga ajo që po bisedohet, duhet të dini se ju po dobësoni lidhjen që mund të ishte krijuar mjaft domethënëse nga dëgjimi më i vëmendshëm i bashkëbiseduesit tuaj. Praktika e “marrëveshjes” – ose mospërfillja e telefonit, duke ndërprerë vazhdimisht një bisedë për të kontrolluar telefonin tuaj – konsiderohet si një mënyrë shpërqëndruese dhe ndërprerëse e progresit për krijimin e një bisede me impakt pozitiv. Në një studim vëzhgues, studiuesit panë 100 çifte pjesëmarrësish duke biseduar në kafenetë lokale. Disa i nxorrën natyrshëm telefonat dhe i mbanin në duar ose i vendosnin në tavolinë, ndërsa të tjerët i lanë në vende që nuk mund ti shihnin. Në fund të bisedës, studiuesit i kërkuan secilit person të plotësonte një pyetësor duke eksploruar përvojën dhe ata zbuluan se prania e thjeshtë e telefonave në tavolinë reduktonte ndjenjat e empatisë së çiftit për njëri-tjetrin, duke rezultuar në një bisedë më pak përmbushëse. Arthur Aron ka demonstruar fuqishëm avantazhet e vetë-zbulimit, duke përdorur një paradigmë eksperimentale që ndonjëherë njihet si “procedura e miqve të shpejtë”.
Një strategji për të shmangur zbehjen e vëmendjes dhe interesit të bashkëbiseduesit do të ishte fokusimi në tema që janë njëlloj të njohura për të dyja palët. Ju mund të mendoni se është interesante të flisni për muzikë që në fakt askush tjetër nuk e dëgjon, ose filma që askush tjetër nuk i ka parë—por kjo mund të ketë efekt shumë të kundërt. Të kërkosh interesa të përbashkëta ose përvoja të përbashkëta për të diskutuar është shumë e rëndësishme dhe shumë më e shëndetshme për një eksperienc sa më optimale.
Me këdo që të flasim dhe për çfarëdo që të flasim, duhet të kërkojmë ekuilibrin – si në shkëmbimet e fjalëve dhe historive që tregojmë, ashtu edhe në thellësinë e diskutimit dhe në njohuritë për temat që flisni. Ky konsiderohet si thelbi i ligjit të ndërveprimit: në bisedë, tregoni vëmendje aktive, përfshihuni në vetë-zbulim dhe shmangni dyshimin te vetja, për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë dhe për të kontribuar në integrimin e mendjeve tona. Pavarësisht nëse jemi në një takim të parë ose takojmë një mik të përhershëm, çdo fjali që flasim ofron një mundësi të re për një lidhje më të mirë dhe një bisedim me impakt.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.