Shitjet e Apple bien në nivelin më të ulët që nga 2019 - Business Magazine Albania

Shitjet e Apple bien në nivelin më të ulët që nga 2019

~2 minuta lexim

Shitjet e Apple ranë në fund të vitit 2022, pasi konsumatorët të shtrënguar nga rritja e kostos së jetesës ulën blerjet e tyre. Shitjet e kompanisë së njohur teknologjike ranë me 5% në tre muajt deri në dhjetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ishte rënia më e madhe tremujore që nga viti 2019 dhe më e keqe se sa pritej.

Përditësimi erdhi pasi shumë firma paralajmërojnë për një ngadalësim të mprehtë ekonomik, veçanërisht në sektorin e teknologjisë që lulëzoi gjatë pandemisë.

Shefi i Apple, Tim Cook tha se firma po lundronte në një “mjedis sfidues”. Ai fajësoi rënien e shitjeve për mungesën e furnizimit për shkak të ndërprerjes së Covid-19 në Kinë – ku prodhohen telefonat e saj – dhe një dollar të fortë, si dhe dobësinë më të gjerë ekonomike që rrjedh nga rritja e çmimeve, lufta në Ukrainë dhe efektet e vazhdueshme nga pandemia.

“Ndërsa bota vazhdon të përballet me rrethana të paprecedentë … ne e dimë se Apple nuk është imun ndaj tij,” tha ai në një telefonatë konferencë me investitorët.

Lexo edhe: Shitjet e telefonave inteligjentë pësojnë rënien më drastike nga 2013

Apple tha se rëniet e shitjeve ndodhën në të gjithë botën dhe goditën shumicën e produkteve të saj. Shitjet e iPhone-ve të saj të njohur ranë më shumë se 8%.

Kompani të tjera të mëdha të teknologjisë thanë gjithashtu se po ndjenin presion në përditësimet ndaj investitorëve.

Amazon, e cila ka qenë duke luftuar për të rindezur biznesin e saj të tregtisë elektronike, tha se shitjet në dyqanet e saj online ranë me 2% në tre muajt e fundit të 2022, krahasuar me një vit më parë.

Në Alphabet, kompania mëmë e Google dhe YouTube, shitjet u rritën vetëm 1% pasi firmat ulën reklamat, burimin kryesor të të ardhurave të kompanisë, përballë pasigurisë ekonomike./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mbani mend...se asnjë nuk mund t'ju bëjë të ndiheni inferior pa miratimin tuaj. ”
— Eleanor Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0