Shitësja ambulante që ëndërronte të bëhej detektive - Business Magazine Albania

Shitësja ambulante që ëndërronte të bëhej detektive

~8 minuta lexim


Shkruar nga Klea Isakaj, studente e gazetarisë

Çdo ditë të jetës sonë e nisim ditën duke menduar se si të realizojmë objektivat e ditës, muajit, vitit. Dikush është tepër vonë për të shkuar në punë dhe vrapon me sa fuqi të ketë të kapë autobusin…dhe jo pak herë nuk arrin në kohë. Dikush tjetër, është sëmurë dhe sorollatet nga njëri spital në tjetrin për të bërë analizat e nevojshme. Gjithësecili rend pas punëve të veta dhe nuk arrin të dallojë ato njerëz, të cilët kanë siguruar një vend të strukur në trotuaret e qytetit ku sigurojnë të ardhurat e tyre ditore.

Flasim për shitësit ambulantë, të cilët jo pak herë i kemi gjykuar. Madje nuk jemi munduar të shikojmë përtej asaj që na servirin si pamje të parë. Sigurisht, ndonjëherë pamja e jashtme të gënjen!

Duke ecur në një nga rrugët e Saukut, afër liqenit të Farkës, në Tiranës, do të mund të  pikasësh lehtësisht një grua, e cila ka zgjedhur të shesë në një cep të rrugës ku pluhuri të mbyt. Ndërsa afrohesh edhe më shumë, arrin të dëgjosh disa lodra kërcitëse që të tërheqin vëmendjen menjëherë: kukulla pellushi, aq të bukura që çdo fëmijë do të dëshironte t’i bënte të tijat. Krahas tyre janë punimet e dorës me grep dhe shtiza të punuara prej saj. Në pamje të parë duhen të punuara nga një profesionist, ndonjë makineri, por gruaja është e talentuar në këtë dhe e ka pasion.

Valentina Balashi, rreth të dyzetave, po punonte një palë çorape prej leshi, e fokusuar tërësisht te puna e saj. Të tërheq vemendjen shpejtësia me të cilën lëviz duart kur punon me shtiza. Kur u afrova pranë saj, ndërpreu të gjithë proçesin që po bëntë, ngriti kokën dhe më një buzëqeshje vërtetë mikpritëse dhe tha: “Urdhëro, zgjdh çfarë të duash!”  Në të vërtetë kishte aq shumë mundësi për të zgjedhur mes punimeve me dorë aq të bukura, kukullave dhe lodrave, saqë Valentina e kuptonte mëdyshjen tënde dhe fillonte të jepte sugjerime: “Këto çorapet ngjyrë gri, kanë një material që t’i mban këmbët e ngrohta”. E kështu, ta bënte punën më të lehtë.

Një grua me të vërtetë mikpritëse më përfshiu aq shumë në bisedë… Ishte pikërisht kjo në të cilën kisha shkuar. Valentina më foli për veten dhe familjen e saj. “Jam nga Tropoja, kam lindur dhe jam rritur në Cërnicë, një fshat i vogël i Tropojës”. Tërë entuziasëm, shprehej për fëmijërinë e bukur që ka kaluar në vendin e saj të lindjes, sesi i kalonte ditët duke ndihmuar mamanë e saj në punët e përditshme të fshatit. Valentina e donte shumë shkollën dhe kishte rezultate të mira në mësime. Shkollën 8 vjeçare e kreu në fshatin e saj dhe ndërkohë po përgatitej për të ndjekur shkollën e mesme në Tiranë. Larg familjes, ajo me vështirësi kreu Shkollën Teknike Ekonomike, pasi sigurisht shpenzimet ishin të mëdha. Ajo sot ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ëndrra e Valentinës ishte të bëhej një dedektive, pra të ndiqte shkollën e policisë.

“Më ka pëlqyer gjithmonë të bëhem një dedektive. Duke parë motrën time të madhe ta bënte atë profesion me aq përkushtim, dalëngadalë filloi të më pëlqente dhe mua”. Por, Valentina nuk arriti ta përmbushte ëndrrën e saj. “Pasi u njoha me bashkëshortin tim në një moshë aq të re, u shpërngula në fshatin Shën Gjergj të Tiranës dhe duke qenë aq larg me shkollën, nuk e nisa dot…çtë bësh! Jeta nuk shkon gjithmonë ashtu siç duam…”, thotë ajo. Për një jetë më të mirë, ajo me familjen e saj nisen drejt Tiranës për të gjetur një shtëpi me qera.

Kushtet e vështira ekonomike gjithmonë e kanë privuar atë dhe familjen e saj të jetojnë një jetë mes të mirave. Ndaj, ka ndërmarrë iniciativën të kthehet në një shitëse ambulante. “Në fillim, ka qenë e vështirë për mua, pasi sigurisht nuk është e lehtë të shesësh në mes të rrugës”, shprehet ajo. Por kjo nuk është puna e vetme e saj. Në një fasoneri afër Yzberishtit, ajo shpenzon 8 orë të ditës në punë dhe kur kthehet nga puna ashtu e lodhur dhe e drobitur, del në cepin e saj të trotuarit dhe fillon të thurë me shtiza: çorape, dorashka, kapuçë, ndërkohë që pret klientët e mundshëm. Me anë të kësaj nisme, ka fituar shumë klientë besnikë. “Klientja ime më besnike është një grua e moshuar, e cila jeton pak metra poshtë shtëpisë sime. Gjithmonë është e interesuar të blejë çorapet dhe dorashkat e punuara me shtiza për dy mbesat e saj të vogla”, shprehet Valentina. Por, sigurisht, ajo nuk ka njohur vetëm klientë pozitivë.

“Ka pasur raste që më kanë ofenduar dhe përçmuar kalimtarë të rastit…Jam ndjerë me të vërtetë e pashpresë”, tregon me kokën ulur. Megjithatë, asnjëherë ajo nuk e ka humbur kurajon për të zhvilluar këtë biznes kaq të vogël. “Vërtetë ndoshta për disa kalimtarë të rastit biznesi im është i papërfillshëm, por për mua është gjithçka”, shprehet e vendosur.

Ndonjëherë nuk duhet të gjykojmë aq lehtësisht të tjerët, pasi kurrë nuk mund ta dimë çfarë fshihet pas asaj që na lejojnë të shohim vetëm në pamje të parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0