Shërohen 18 pacientë, 9 të infektuar në 24 orët e fundit

Shërohen 18 pacientë, 9 të infektuar në 24 orët e fundit


9 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 782.

18 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 488.

Rovena Daja, nga ISHP bëri me dije se 9 të infektuarit janë zbuluar në Tiranë e Krujë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 245 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 8498 persona, prej të cilëve janë:

– 782 të infektuar,

– 31 viktima;

–  488 të shëruar,

–  263 të infektuar aktivë;

– 26 të shtruar tek spitali Infektiv, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive; një i intubuar,

– 5 të shtruar tek Sanatoriumi, 1 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Lexoni: Qarkullimi i mundshëm gjatë fundjavës. Supermarkete e farmaci edhe të shtunën

Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientë aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë, 100 pacientë;

Shkodër, 24 pacientë;

Krujë,  93 pacientë;

Durrës, 0 pacientë;

Fier, 1 pacientë;

Kurbin, 27 pacientë;

Korçë, 1 pacient;

Elbasan, 2 pacientë;

Kukës, 8 pacientë;

Lezhë, 1 pacient;

Has, 0 pacientë;

Kavajë, 0 pacientë;

Lushnje, 1 pacient;

Vlorë, 0 pacientë;

Pukë, 0 pacientë;

Mirditë, 2 pacientë;

Rrogozhinë, 0 pacientë;

Tropojë, 0 pacientë;

Berat, 2 pacientë;

Mallakastër, 0 pacientë;

Mat, 1 pacient.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0