Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj - Business Magazine Albania

Shërbimi në krizë, restorantet s’gjejnë dot punëtorë, paga e kamerierëve deri 200 mijë lekë/muaj

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore. Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%.

Në Tiranë, sipas tij, pagat për pozicionin e kamerierit nisin nga 50 mijë lekë në muaj dhe mund të arrijnë deri në 120 mijë lekë, në varësi të lokalit. Për banakierët, pagat variojnë nga 60 mijë deri në 120 mijë lekë në muaj, ndërsa për profesionistët e përgatitjes së koktejeve, pagat arrijnë deri në 200 mijë lekë në muaj.

Rritje të ndjeshme pagash ka pasur edhe për punonjësit e bareve dhe restoranteve në zonat bregdetare.

Për pozicionet e kamerierit, banakierit dhe ndihmës kuzhinierit, pagat lëvizin nga 80 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj për një orar pune 8-orësh. Ndërsa për punonjësit me orar të zgjatur, minimalisht 12 orë në ditë, paga mujore arrin deri në 200 mijë lekë.

Sipas z. Jahja, kjo rritje pagash është pasojë e një ekuilibri të prishur midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ku kërkesa është shumë e lartë, ndërsa oferta është e ulët dhe shpesh pa trajnimin e duhur.

Megjithëse rritjen e pagave, sektori vazhdon të vuajë mungesën e fuqisë punëtore. Z. Jahja pohon se punësimi i punonjësve të huaj po vazhdon, kryesisht nga vende si Filipinet, Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani.

Lexo edhe: Nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes për kreditë për shtëpi

“Edhe pse vendi ynë shihet si trampolin për kalimin në vendet europiane dhe burokracitë për pajisjen e dokumentacionit të punësimit zgjasin deri në dy muaj, janë hapur shumë agjenci të huaja për rekrutimin e punonjësve të huaj. Personeli i huaj po rezulton se është më i trajnuar dhe më i menaxhueshëm”, pohon ai.

Në 2 -3 vitet e fundit, sektori i bareve dhe restoranteve rezulton ndër më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore, referuar edhe të dhënave të indeksit të Çelësi për njoftimet e punës. Në 2022 rezultoi se pati 45,670 njoftime për vende të lira puna. Krahasuar me 2021, numri i tyre u rrit 14%.

Ndërsa në 2023 sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve industrisë i munguan përgjatë sezonit turistik 15 mijë punonjës. Kjo industri shënoi numrin më të lartë të vendeve vakante, pas sektorit fason për shkak të emigracionit.

Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore në tërësi sektori nisi të ndryshojë sjellje ndaj punonjësve si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojë në mënyrë të vazhdueshme pagat.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë. Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./ D.Azo

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0