Shënohet vlera rekord. Inflacioni po rrezikon të “shkatërrojë” ekonominë e Europës - Business Magazine Albania

Shënohet vlera rekord. Inflacioni po rrezikon të “shkatërrojë” ekonominë e Europës

Pushtimi rus i Ukrainës e ka futur eurozonën në një realitet të ri ekonomik, ku inflacioni i lartë nuk është më një dhimbje koke e përkohshme, por kërcënon seriozisht të zhbëjë rezultatet e rimëkëmbjes pas pandemisë.

Inflacioni në eurozonë në mars arriti në 7.5% në krahasim me një vit më parë, niveli më i lartë historik për eurozonën. Shifra përfaqëson një rritje befasuese në kushtet kur objektivi i Bankës Qendrore Evropiane është që të mos tejkalojë nivelin 2%. Të dhënat e marsit janë leximi i parë nga Eurostat që merr parasysh pasojat e luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në muajin e dytë, pa asnjë zgjidhje në horizont.

Inflacioni vjetor, – shkalla me të cilën çmimet për mallrat dhe shërbimet ndryshojnë me kalimin e kohës – ka qenë në rritje të vazhdueshme që nga fundi i verës, kur një mospërputhje midis ofertës dhe kërkesës bëri që çmimet e gazit të rriteshin.

Tendenca vazhdoi gjatë gjithë dimrit kur temperaturat e ulëta sollën rritjen e  konsumit të energjisë elektrike dhe u përkeqësuan ndjeshëm pasi Presidenti Vladimir Putin dha urdhër për pushtimin e Ukrainës.

Lufta e zhyti ekonominë globale, akoma të pafuqishme nga pandemia, në pasiguri dhe trazira. Një gamë e gjerë sanksionesh perëndimore i kanë dhënë fund tregtisë me Rusinë, ofruesin kryesor të energjisë të BE-së.

Blloku merr mbi 40% të gazit të tij nga Moska, kryesisht përmes tubacioneve. Edhe nëse deri më tani gazi është përjashtuar nga sanksionet, lufta ka intensifikuar paqëndrueshmërinë e çmimeve në të gjithë kontinentin./ Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0