Shenjat blu të verifikimt po vijnë në Gmail - Business Magazine Albania

Shenjat blu të verifikimt po vijnë në Gmail

Google do të fillojë të shfaqë një shenjë blu pranë emrave të përzgjedhur të dërguesve në Gmail, për të verifikuar identitetin e tyre. Shenjat e reja blu do të shfaqen automatikisht te kompanitë që kanë miratuar funksionin e Gmail për identifikimin e mesazheve (BIMI).

Veçoria BIMI, e cila u shfaq në vitin 2021, kërkon që dërguesit të bëjnë një vërtetim të fortë dhe të verifikojnë logon e markës së tyre, në mënyrë që të shfaqin një logo të markës si avatar në email. Përdoruesit, tani do të shohin një ikonë të shenjës për dërguesit që kanë miratuar veçorinë BIMI. Google thotë se ky përditësim do t’i ndihmojë përdoruesit të identifikojnë mesazhet nga dërguesit legjitimë kundrejt imituesve.

Pasi të qëndroni pezull mbi shenjën blu pranë emrit të një dërguesi, do të shihni një mesazh që thotë “dërguesi i këtij emaili është verifikuar”.

“Autentifikimi i fortë i emailit i ndihmon përdoruesit dhe sistemet e sigurisë së emailit të identifikojnë dhe ndalojnë mesazhet e padëshiruara dhe gjithashtu, u mundëson dërguesve të rrisin besimin e markës së tyre”, shkroi kompania në një postim në blog. “Kjo rrit besimin në burimet e postës elektronike dhe u jep lexuesve një përvojë gjithëpërfshirëse, duke krijuar një ekosistem më të mirë të postës elektronike për të gjithë”.

Shenjat blu janë bërë tituj në muajt e fundit, kryesisht për shkak të rrëmujës në Twitter, kur rrjeti social në pronësi të Elon Musk, filloi të shiste verifikimin. Javën e kaluar, Twitter zyrtarisht hoqi qafe shenjat blu të verifikimit, ndërsa në fillim të kësaj jave një defekt i ktheu ato menjëherë nëse përditësoni biografinë tuaj.

Sigurisht, shenjat e verifikimit nuk janë një koncept vetëm në Twitter, pasi YouTube, Pinterest, TikTok dhe shumë platforma të tjera digjitale kanë një formë verifikimi. Në mars, Meta mori një shembull nga Musk dhe lançoi shenjat e verifikimit me pagesë, madje LinkedIn prezantoi së fundi distinktivët e verifikimit.

Gmail po nxjerr shenjat blu të verifikuara duke filluar nga sot si në llogaritë e Workspace, ashtu edhe në llogaritë personale të Google. Ndaj, me siguri do të filloni t’i shihni së shpejti.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0