Shëngjini së shpejti me një port jahtesh - Business Magazine Albania

Shëngjini së shpejti me një port jahtesh


Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës i ka hapur rrugën ndërtimit të një porti jahtesh në Shëngjin. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së shoqërisë “Adriatik As”, ndërsa shtohet se nuk ka pasur asnjë ankesë gjatë procedurave. Investimi për ndërtimin e portit të jahteve do të prekë vlerën e 730 milion lekëve. Ndërsa kontrata do të zgjasë për 35 vite.

Pas këtij afati, nëse nuk do të arrihet një tjetër marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe kompanisë që do të ndërtojë, porti do të kalojë në pronësi të shtetit shqiptar. Në njoftimin e dhënë për arritjen e marrëveshjes, ministria bën të ditur se për këtë investim është arritur një bashkim mes disa kompanive, Ferik Mazreku, Adriatik As, Velipoja Investment Project SHA, Ndërtuesi SHPK, Ulica Pri, Skladoch.

“Në lidhje me procedurën për dhënien me koncesion të ndërtimi, shfrytëzimit dhe transferimit (BOT) të një porti jahtesh, në portin e Shëngjinit, për një periudhe 35 vjeçare: Ministria e transportit dhe infrastrukturës lajmëron subjektin “Adriatik As” përfaqësues i bashkimit të përkohshëm të operatorëve, Ferik Mazreku, Adriatik As, Velipoja Investment Project SHA, Ndërtuesi SHPK, se oferta e paraqitur më dtën 22/10/2015 për dhënien me koncesion të ndërtimit, shfrytëzimit dhe transferimit (BOT) të një porti jahtesh në portin e Shëngjinit me vlerë 730.338.000 lekë është pranuar”, thuhet në deklaratën e dhënë lidhur me arritjen e marrëveshjes.

Bashkimi i përkohshëm i operatorëve (Ferik Mazreku, Adriatik As, Velipoja Investment Project SHA, Ndërtuesi SHPK) “kanë paraqitur ofertën e tyre më datë 22 tetor 2015 për pjesëmarrjen me koncesion të ndërtimit, shfrytëzimit dhe transferimit (forma BOT) të një porti jahtesh në portin e Shëngjinit.

Vlera totale e projektit paraqitur nga ky ofertues është: 730.338.00 lekë pa TVSH; 876.405.600 lekë me TVSH. Afati i negocimit të kontratës tuaj do të jetë 3 muaj”, thuhet në deklaratë. Procedura për dhënien me koncesion të portit të Jahteve ka nisur në qershor të vitit 2015. Ndërkohë që për të u tha se ishin të interesuara dhe kompani Kineze si dhe ato të Kosovës.

Porti-Jahte-Shëngjin-Businessmag

/shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0