Sheldon Adelson, miliarderi hebreo-amerikan që e nisi biznesin duke shitur gazeta - Business Magazine Albania

Sheldon Adelson, miliarderi hebreo-amerikan që e nisi biznesin duke shitur gazeta


 

Ai është sipërmarrës, investitor dhe filantropist.

Aktualisht, sipas Forbes, Adelson ka një pasuri prej 40.4 miliardë dollarë, duke qenë njeriu i 20-të më pasur në botë.

Dhe të mendosh se, Sheldon u rrit duke fjetur në dyshemenë e një apartamenti të marrë me qira në një ndërtesë shumëkatëshe.

Sheldon, tani 84 vjeç, është djali i Sara dhe Artur Adelsonit, një familje me të ardhura të pakëta. Familja e babait të tij ishte me origjinë nga hebrenjtë e Lituanisë dhe Ukrainës. Babai i tij ishte taksist dhe nëna e tij menaxhonte një dyqan të punimeve me shtiza.

Rruga e gjatë dhe e vështirë drejt pasurimit të tij nisi në moshën 12 vjeç (1945) , kur mori borxh 200 dollarë (2740 USD në 2017) dhe bleu një licencë për të shitur gazeta në Boston.

Në moshën 16 vjeçare (1948) mori hua 10 dollarë ( që sot vlejnë 100 mijë dollarë) nga xhaxhai i tij, për të nisur një biznes për prodhimin dhe shitjen e karameleve.

Me një shpirt sipërmarrësi ai krijoi më shumë se 50 biznese të suksesshme, duke u bërë një milionier në moshën 30-vjeçare.

Sheldon Adelson është themeluesi, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Las Vegas Sands Corporation, kompanisë më të madhe të kazinove në SHBA.

Las Vegas Sands

Në vitin 1991, gjatë muajit të mjaltit në Venecia me gruan e tij të dytë, Miriam, Adelsonit i lindi idea për të ndërtuar një mega-resort hotel, duke investuar 1,5 miliardë dollarë për “The Venetian”, një hotel dhe kazino, që sot ka mbi 4000 suita, 18 restorante, një qendër tregtare, që lidhet me kanale, gondola, etj.

Hoteli “The Venetian”, Venecia

Në Makau, që sot konsiderohet si Las Vegasi i Kinës, Adelson ka investuar 2,4 miliardë dollarë për të ndërtuar Venetian Macao Resort Hotel.

Venetian Macao Resort Hotel, Kine

Ai zotëron edhe Marina Bay Sands në Singapore, një investim prej 5,5 miliardë dollarësh, me 2500 dhoma luksoze, përveç aksesorëve të tjerë, pishina, restorante, klube nate, etj.

Marina Bay Sands në Singapore

Ai është pronar i gazetës së përditshme izraelite “Israel Hayom”, e themeluar në vitin 2007, teksa besohet se Adelson, i cili është mbështetës i Netanyahut, ka investuar në të 50 milionë dollarë. “Israel Hayom” është gazeta më e madhe në Izrael.

Gazeta “Israel Hayom”, apo “Izraeli Sot” në shqip.

Adelson është një filantropist i madh dhe gjithashtu ka themeluar Adelson Foundation, me inciativën e gruas së tij, Miriam.

Familja Adelson

Ai është anëtar i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara dhe bëri donacionin më të madh individual në fushatën presidenciale të Donald Trump, me 25 milionë dollarë si dhe 5 milionë për ceremoninë inauguruese.

 

Adelson zotëron edhe një flotë aeroplanësh privatë.

/IzraeliSot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0